Home Sport Salihi do te luaje në Izrael, Edgar Çani huazohet te Bari

Salihi do te luaje në Izrael, Edgar Çani huazohet te Bari

645
0

cani-salihiHamdi Salihi do të luajë në Izrael të paktën për një sezon e gjysmë. Ai ka gjetur akordin dje me klubin e Hapoel Ironi Acre dhe zyrtarizimi është çështje orësh. Lajmin e bëjnë të ditur mediat izraelite dhe e konfirmojnë edhe burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë lojtarit. Bomberi i përfaqësueses do të mbërrijë sot në Izrael dhe pasi të kalojë testet mjekësore, do të firmosë zyrtarisht për një vit e gjysmë. Sa u përket shifrave të kontratës, nuk është bërë ende asgjë publike, por nëse i referohemi deklaratës së vetë lojtarit pak idiotë më parë, shifrat padiskutim që do të jenë shumë të larta, pasi Salihi tha shprehimisht se do të shkonte te skuadra që i ofronte më shumë.

Klubi Hapoel Ironi Acre është një skuadër e dorës së dytë në Izrael. Klubi është themeluar në vitin 1962 dhe një pjesë të mirë të historisë së saj skuadra ka luajtur në Kategorinë e Dytë dhe të Tretë. Aktualisht ekipi renditet në vendin e 11-të në tabelë, me 19 pikë në 19 ndeshje dhe lufton për mbijetesë. Uniforma e parë e skuadrës është fanellë blu dhe çorape blu, ndërsa e dyta është fanellë dhe çorape të bardha. Skuadra luan në stadiumin “Akko stadium”, i cili ka një kapacitet prej 5 mijë vendesh të ulura. Trajner i skuadrës është izraeliti Juval Naim, 46- vjeçari i cili gjithë karrierën e tij ka luajtur dhe ka drejtuar vetëm ekipe izraelite.

Çani Edgar Çani është transferuar dje te skuadra e Barit. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kaloi në formë huazimi nga Karpi te skuadra tjetër e Serisë B dhe shpreson që të ketë më shumë minuta aktivizimi. “Po, është e vërtetë që Çani kaloi te Bari në formë huazimi. Ai ishte duke nënshkruar për Olahensen në Portugali, por mbrëmë rreth orës 22:30 morëm një telefonatë nga Bari dhe, duke qenë se aty kemi shumë miq, ndryshuam mendje. Çani do të jetë i huazuar vetëm për 4 muaj te Bari dhe në fund të majit do të rikthehet te klubi Katanias, që zotëron edhe kartonin e tij”, – tha dje për “Panorama Sport” agjenti i Çanit, Oberto Petrika. Pjesë e kësaj skuadre në të kaluarën ka qenë edhe Fatmir Hysenbelliu. Bari renditet në vendin e 17-të në Serinë B me 23 pikë në 22 ndeshje.

Sadiku: Ëndërroj Çelsin, dua të bëhem si Ibra
Që prej 1 janarit 2014, klubi zviceran i FC Zyrihut ndihet krenar për sulmuesin e ri, i cili është bomberi shqiptar, Armando Sadiku. 22-vjeçari nga Elbasani ka tre vjet që luan në Zvicër (Lokarno, Lugano) dhe është njohës shumë i mirë i futbollit zviceran. Sajti zviceran “sport.ch” ka përshkruar me detaj karrierën e sulmuesit shqiptar, duke nisur nga Elbasani te Lokarno e Lugano. Teksa u prit si hero në Zyrih, Sadiku nuk ka nguruar të japë edhe një intervistë për këtë redaksi ku flet për personalitetin, qëllimet dhe idhullin e tij. “Në Shqipëri luhet një futboll luftarak. Ka përparësi dyluftimi, kurse këtu në Zvicër në themel qëndron taktika. Gjithashtu, stërvitesh më shumë”, – nënvizoi Sadiku. Falë aftësive dribluese dhe shënuese, ai ka pasur shansin të grumbullohet edhe me Kombëtaren. Këtë shans ia dha trajneri Xhani de Biazi. Sulmuesi 22-vjeçar kujton me nostalgji ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit 2014, atë ndaj Qipros, ku shënoi edhe golin e tij të parë. “Përjetova diçka të jashtëzakonshme. Goli im i parë për Kombëtaren u realizua ndaj Qipros dhe nuk kishte gjë më të bukur. Ishte vërtet ndeshje speciale për mua”, – shprehet bomberi.

Idhull ka Ibrën
Si çdo lojtar, edhe Sadiku i ka vënë qëllim vetes të ketë shansin të luajë në Premier Ligë, në Angli. Në fakt, ai i plotëson të gjitha kriteret, sepse nuk është e paktë të shënosh 53 gola në 83 ndeshje në kampionatin zviceran. Përveç qëllimit të tij, Sadiku nxjerr në pah edhe idhullin e tij. “Idhulli im është Zlatan Ibrahimoviç, pa diskutim. Dua që një ditë të luaj në Premier Ligë, ku sfida ime do jetë të shpallem golashënues. Skuadra ime e preferuar dhe ku dua të luaj një ditë është Çelsi. Por, nëse do jetë e vështirë të luaj te blutë, sigurisht që parashikoj të bëhem pjesë edhe e një ekipi tjetër”, – tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here