Home Aktualitet Tiranë, ekzekutohet Viktor Skeja, ish-kreu i CEZ Laç

Tiranë, ekzekutohet Viktor Skeja, ish-kreu i CEZ Laç

771
0

Viktor SkejaIsh-kreu i Cez Shpërndarje në Laç, Viktor Skeja është bërë pre e një atentati mafioz në kryeqytet me breshëri automatiku, i cili i ka marrë jetën.

47-vjecari nga Laci me banim në Tiranë është vrarë rreth orës 14:30 të së djelës ndërsa nxirrte nga parkimi automjetin e tij tip Audi A4 me targa AA 363 EM në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë. Sipas policisë, dy persona dyshohet se kanë ndjekur itinerarin e lëvizjeve të viktimës dhe kanë zgjedhur pikërisht një lagje të qetë për të ekzekutuar Skejën me një breshëri automatiku. Ata i janë afruar viktimës me një automjet tip Golf 3 ngjyrë e zezë, e kanë bllokuar të dalë nga automjeti dhe e kanë qëlluar Skejën për vdekje me breshëri automatiku. Mësohet se një prej plumbave e ka goditur në kokë dhe të tjerët në organet jetësore.

Sipas policisë së Shtetit, ekzekutimi i Skejës lidhet me veprimtaritë e tij kriminale. 47-vjeçari mësohet se ka qenë i dënuar më parë për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Pak minuta pas krimit, përvec mbërrtitjes së kreut të Policisë së Tiranës Ardian Çipa në vendngjarje erdhën dhe familjarë të Skejës të cilët patën dhe një konfrontim me forcat blu.

Ky nuk ishte atentati i parë ndaj ish-kreut të CEZ-it të Lacit. Në shtatorin e 2013-ës Skeja fatmirësisht mundi t’i shpëtojë një atentati nga dy persona, nga ku mbeti i plagosur, ndërsa luante në një kazionë në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

SKEMA E VRASJES
Sipas informacioneve nga blutë e Tiranës, autorët dyshohet të kenë ndjekur itinerarin e lëvizjeve të Viktor Skejës dhe kanë pritur momentin kur ish-kreu i Cez-Shpërndarje në Laç është futur në makinën e tij të parkuar në një nga rrugicat e rrugës “Riza Cerova”. Dy persona mendohet të jenë përfshirë në këtë atentat. Një person ka drejtuar automjetin tip Gol 3 me ngjyrë të zezë, ndërsa personi që dyshohet se ka kryer atentatit mendohet të jetë ulur mbrapa, në vendin e pasagjerit, ka ulur xhamin dhe ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Skejës, i cili ndodhej i vetëm në makinë.

Plumbat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 47-vjeçarit. Mësohet se Skeja është qëlluar me 5 plumba, një prej të cilëve e ka goditur në kokë dhe të tjerët në organet jetësore.

Janë thyer jo vetëm xhamar e automjetit të Skejës, por dy nga plumbat kanë goditur dhe murin rrethues të një banese që ndodhej ngjitur me automjetin e parkuar.

Trupi i pajetë i Skejës është nxjerrë nga makina rreth orës 16:30 dhe është transportuar me autoambulancën për t’u transportuar drejt morgut të kryeqytetit.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Pak pas vrasjes në vendngjarje mbërritën dhe të afërm të Skejës. Kamera e A1 REPORT ka fiksuar nipin dhe xhaxhain e Skejës të cilët kanë pasur dhe një konfrontim me policinë, pasi kanë tentuar të hyjnë brenda rrethimit të vendit ku ndodhi krimi.

Policia në vendngjarje rrethoi zonën e krimit dhe janë ngritur postblloqe në të gjithë zonën për t’u vënë në ndjekje të autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Nga pamjet e transmetuara Live në televizionin A1 REPORT, në momentin e lëvizjes me karrotrec të automjetit, duken qartë dy xhamat e thyer të makinës nga breshëria e automatikut të qëlluar ndaj 47-vjeçarit Viktor Skeja.

KRIMI PER KONFLIKTE TE MEPARSHME, SKEJA ME PRECEDENT KRIMINAL
Ora 17:20 Përmes një njoftimi paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për konflikte të mëparshme, pasi viktima ka qënë person me precedentë kriminal. “Aktualisht grupi hetimor po punon intesivisht për identifikimin, dokumentimin ligjor të kësaj vrasje dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

SKEJES IU BE ATENTAT EDHE NE 2013-EN, U QELLUA ME ARME TEKSA LUANTE NE KAZINO
Ky nuk është atentati i parë ndaj Skejës. Në shtator të vitit 2013 ish-kreu i CEZ Laç, i shpëtoi për mrekulli një tentative për vrasje në një kazino në Tiranë, ku ai ishte duke luajtur. Në atë kohë, dy persona hynë në kaziono thirrën emrin e Skejës, për ta identifikuar atë, e më pas e qëlluan me armë tip pistoletë duke e lënë të plagosur.

Sipas informacioneve të polcisë për ngjarjen e shtatorit të një vitit më parë, Skeja u qëllua nga dy persona me veshje motoristësh të cilët sipas dëshmitarëve okularë u larguan në rrugicat midis pallateve në zonën ‘Brrylit” në rrugën Bardhyl.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here