Home Aktualitet Gjykata e Lartë vendos: “Arrest me burg” për Durim Bamin

Gjykata e Lartë vendos: “Arrest me burg” për Durim Bamin

262
0

durim-bamiiGjykata e Lartë vendosi sot masën e sigurisë për shtetasin Durim Bami, duke e lënë atë në burg. Edhe pse nuk dihet arsyetimi i Gjykatës, Bami u akuza nga Prokuroria e Përgjithshme për “kallëzim të rremë” në bashkëpunim me dy deputetët Doshi e Frroku. 26-vjeçari ka hyrë dhe ka dalë me pranga në duar nga Gjykata e Lartë, pasi u njoh me masën e sigurisë.

Ajo që nuk dihet, është nëse Gjykata e Lartë e ka përfshirë apo jo, çështjen e Bamit bashkë me atë të deputetëve. Për të mësuar më shumë detaje, presim prononcimin e avokatit mbrojtës.

Masa ndaj tij u shqyrtua sot nga e njëjta trupë gjyqtarësh që vendosën arrestin e shtëpisë për dy deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi. Artan Zeneli, Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Majlinda Andrea. Relator i kësaj çështje ishte Aleksandër Muskaj.

Durim Bami është personi i shfaqur në videon e publikuar nga Tom Doshi si ‘atentatori’ i tij. Por me tu arrestuar, Bami ka ndryshuar versionin dhe ka deklaruar se ishte paguar nga deputeti Doshi dhe se gjithçka kishte pranuar në video, ishte sajesë.

Nga ndryshimi i deklaratës së tij, ndryshoi edhe akuza e Prokurorisë. Më 26 Mars, Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën për rivlerësimin e masës së sigurisë për Bamin, nga vrasja e mbetur në tentativë, në “kallëzim të rremë”. Sakaq dje, i është komunikuar edhe akuza “për deklarim të rremë përpara

Previous articleShqipëria permbys Armeninë. Vazhdon ëndrra për France 2016
Next articleRama i hap rruge bashkepunimit me PDIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here