Home Aktualitet Tritoli ndaj Kollozit eshte porositur nga nje politikan

Tritoli ndaj Kollozit eshte porositur nga nje politikan

758
0

ardian-kolloziPër shpërthimin në apartamentin e kreut të PD-së Ardian Kollozi mbrëmjen e 1 qershorit 2013 Julian Sinanaj është paguar 7500 euro.

I penduari i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka treguar në dëshminë e tij, se kishte marrë urdhër të prerë nga Andon Mëhillaj dhe Genis Mëhillaj, që ti vendoste tritol kandidatit për deputet, pasi një gjë të tillë e kërkonte një politikan.

Të paktën kështu i kanë deklaruar kushërinjtë Mëhilli, vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, i cili ka marrë përsipër detyrën kundrejt shumës prej 7500 euro.

Mirëpo pavarësisht porosisë së dy kushërinjve se atentatin ndaj Kollozit e kërkonte një politikan, anëtarët e grupit hetimor kanë ngritur dyshime të forta, se porosia ka qënë direkt e Mëhillajve, duke marrë parasysh konfliktet që këta kanë pasur me disa zyrtarë të ALUIZNI-t në Vlorë, për rregjistrimin e disa banesave pa lejë, të ngritura në këtë qytet.

Veç kësaj. Mëhillajt njihen në Vlorë si persona me shumë prona, dhe aksionere në disa pallate që ndërtoheshin në tokat e tyre që ndodhen në këtë qytet.

Për shkak të pronave është proceduar penalisht nga prokuroria e Vlorës, Genis Mëhillaj, i cili ka goditur disa persona që pretendonin autorësinë pronës dhe disa efektivë policie, që kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin.

BOMBA NDAJ KOLLOZIT
Për rreth 1 javë Julian Sinanaj ka qëndruar poshtë pallatit të Ardian Kollozit, kryetarit të PD në Vlorë dhe kandidatit për deputet në këtë qark. Periudha kur Sinanaj, është angazhuar për të kryer krimin, përkon me kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Gjatë një jave ai ka vëzhguar më imtësi të gjithë lëvizjet e Kollozit, dhe se ka hyrë disa herë në pallat, ku ka parë nëse kishte pamje filmike ose jo. Të njëjtën gjë e ka kryer dhe në ambjentet e disa bizneseve, ku ka parë nëse ishin të pajisur me kamera. Sinanaj, ka treguar se ka qëndruar për rreth një jave tek i njëjti lokol, që ndodhej shumë pranë, pallatit të Kollozit. Sipas tij, porosia ishte të mos vritej, por vetëm të paralajmërohej.

NDJEKJA E HETIMEVE
Pasi është siguruar se sasia e tritolit ishte e duhura, Sinanaj është ngjitur në katin e 10, ku ndodhej banesa e Ardian Kollozit rreth orës 02:00 të nates.

Tritolin e ka vendosur një kat më poshtë, pasi apartamenti i Kollozit ndodhej në katin e 11. Pasi ka zbritur poshtë, ka aktivizuar shpërthimin me telekomandë dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij, për të fjetur gjumë. Të nesërmen, Sinanaj ka treguar se e piu kafen sërish në të njëjtin lokal, ku qëndronte prej ditësh, nga ku ndiqte nga afër veprimet hetimore të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here