Home Bota Rebelët: Kemi kapur Gadafin, mediat: Koloneli ka vdekur

Rebelët: Kemi kapur Gadafin, mediat: Koloneli ka vdekur

715
0

Pas konfirmimit për kapjen e Gadafit, televizioni i Libisë ka deklaruar edhe vdekjen e ish presidentit te dëbuar të Libisë. Sipas informacionve të para rezultonte se koloneli ishte plagosur rëndë në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Më pas, është njoftuar edhe vdekja e tij. Sipas mediave, trupi i kolonel Gedafit, është transportuar nga rebelët në Misurata. Fillimisht u deklarua se ishte ndaluar Muamar Gadafi dhe sipas CNN, ai ishte kapur në Sirte.

Ka qenë televizioni i Libisë që ka konfirmuar lajmin për kapjen e Gedafit në këtë vend. Më herët komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi. Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, ka deklaruar për Reuters se Sirte tashmë është liruar duke sfiduar rebelët dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të largohenn. Një tjetër komandat i frontit, Husein Abdel

Salam, ka shtuar se forcat e tij janë duke ndërmarë një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë. Kështu, forcat e përkohshme qeveritare të Libisë më në fund kanë marrë kontrollin mbi Sirten-bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here