Home Aktualitet Sinanaj, leket i harxhoja neper kazino, femra dhe udhetime

Sinanaj, leket i harxhoja neper kazino, femra dhe udhetime

760
0

julian-sinanaj2“Pjesën më të madhe të parave që merrja nga vrasjet ia dërgoja familjes në Greqi, ndërkohë që pjesën tjetër e mbaja për vehte, duke e përdorur për kazino, femra dhe udhëtime jashtë shtetit”.

Kështu është shprehur Julian Sinanaj, i penduari drejtësisë kur është pyetur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, se çfarë i bënte lekët që u merrte Marjon Mitros dhe dy kushërinjve Mëhillaj.

Sinanaj, ka treguar se pasi kryente vrasjen, në disa raste ka udhëtuar direkt jashtë shtetit, në mënyrë që të humbte çdo gjurmë të tij, apo ti shmangej çdo kërkimi policor. “Një këshillë të tillë ma kishin dhënë, kushërinjtë Mëhillaj, të cilët edhe ata udhëtonin shpesh jashtë shtetit. Ndaj dyshoj se tashmë Genisi dhe Andoni, të jenë larguar jashtë Shqipërisë, pasi kanë mësuar lajmin e arrestimit tim nga policia”-ka rrëfyer Sinanaj. Ky i fundit ka shtuar se lekët familjes ja kalonte nëpërmjet transfertave bankare dhe unioneve, ndërkohë që në disa raste ka përdorur dhe linjat e autobuzit.

JETA E LUKSIT 
Të qënurit i impenjuar në vrasje me pagesë, nuk e ka penguar Julian Sinanaj, të dëfrehet me jetën e tij.

Në dëshminë e tij, Sinanaj ka rrëfyer se një pjesë të lekëve e ka përdorur për t’i plotësuar dëshirat vetes, ku kryesisht luante kazino, shkonte me femra si dhe kryente udhëtime jashtë shtetit.

Sipas Sinanajt, një pjesë të parave i përdorte edhe për blerjen e armatimit dhe tritolit, me të cilat e furnizonte gjithmonë i penduari tjetër Ndriçim Gjokona.

Me këtë të fundit kishin një marrëdhënie tregtare, ku më së tepërmi Gjokona e furnizonte me lëndë eksplozive C4, telefona, makina të vjedhura dhe dotonatorë, ndërkohë kohët e fundit, Gjokona ishte implikuar vetë dhe në një vrasje në qytetin e Vlorës.

Sipas Sinanaj, herë pas here shoqërohej me femra në mënyrë që të mos binte në sy të policisë, por edhe të personave që ai kishte piketuar për të vrarë. Nëpërmjet shoqërisë së femrave ai “maskohej”, nga ku me aparatin fotografik kreynte dhe fotot e biznesmenëve të ndryshëm. Sipas tij, ka pasur raste kur ulej shumë afër njerëzve që do i vrite në lokale dhe restorante të ndryshme, duke i dëgjuar dhe rreth bisedave që ata bënin në tavolinë.

SKANER BANKAVE
Në valën e madhe të veprimeve hetimore, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë në vend, që të kryejnë verifikimin e llogarive bankare që janë në emër të Julian Sinanaj, dhe familjarëve të tij.

Ky veprim është kryer me qëllim sekuestrimin e parave, të cilat më pas do shërbejnë si prova materiale, gjatë procesit hetimor. Kërkesa u është ktë gjitha bankave që veprojnë në Shqipëri, ndërkohë gjatë ditës së djeshme prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e banesës prej 50 metra katrorë, që Sinanaj ka marrë si shpërblim nga kushërinjtë Mëhillaj, pasi ai ka vrarë me armë zjarri peshkatarin Sokol Veizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here