“E shikon atë personin që është ulur përballë nesh, na e kërkojnë të vdekur dhe nëse e realizon do kesh në dorë 120 mijë euro. E kërkon një njeri i madh, nga anët tona”.
Kjo është fjalia e parë që Andon Mëhillaj, i ka pohuar Julian Sinanaj teksa pinin kafe së bashku, në një lokal në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga policia, biznesmeni i gazit, Ilir Karçini pranon se kishte konflikte me biznesmenin e hidrokarbureve Piro Bare, ndërsa deklaron për hetuesit se nuk ka patur asnjë arsye të paguaj apo urdhëroj vrasjen e Bares.
ORA14: 00 KAÇINI NË POLICI: KAM KONFLIKE ME BARE, POR S’KAM PAGUAR VRASJEN
Biznesmeni i gazit, 44-vjeçari Ilir Karçini arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pranon konfliktet me biznesmenin e hidrokarbureve Piro Bare, ndërsa deklaron për hetuesit se nuk ka patur asnjë arsye të paguaj apo urdhëroj vrasjen e Bares.
Arrestimi i Karçinit ka çuar në katër numrin e personave të arrestuar në bandën e vrasësëve me pagesë dhe tritolit, ku ndër ta janë dhe Marjon Mitro dhe dy ekzekutorët e penduar Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonaj
Për Karçinin masa e sigurisë arrest me burg është marrë në mungesë, ku vetë biznesmeni ka pranuar arrestimin nga forcat spelciale të policisë së tiranës duke deklaruar për ta se akuza që i komunikohet nuk qëndron dhe gjithçka tjetër do të shprehet nëpërmjet avokatit mbrojtës.
Burime nga policia e kryeqytetit të kontaktuara nga A1 Report deklaruan, se pas shoqërimit Karçini është vizituar në ambjentet e izolimit nga avokati i tij mbrojtës por ende nuk ka dëshmuar asgjë për oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me skemën e ekzekutimit të biznesmenti tjetër të gazit, Pirro Bare.
Ndër provat të cilat policia dhe hetuesit disponojnë për Karçinin në këto moment, veç dëshmisë së Julian Sinanajt se ishte urdhëruar nga Andon Mëhillaj të ekzekutonte Pirro Baren, janë administruar dhe disa transaksione financiare të gjetura në zyrën e biznesment. Ku sipas bluve të tiranës këto transaksione korespondojnë me deklarimet e Sinanajt me shifrën 120 mijë euro të paguar për ekzekutimin e Bares.
Në një kohë kur hetimet janë duke vazhduar intensivisht nga prokurorët e krimeve të rënda Behar Dibra dhe Ardian Nezha, zyrës së Interpol Tiranës i ka kaluar dosja e dy personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Përkatësisht Genis Mëhillaj, 43 vjeç, dhe Andon (Erion) Mëhillaj, 39 vjeç, të dy këta të cilësuar nga hetimet paraprake si krerët e organizatës kriminale të ekzekutimeve me pagesë në Shqipëri.
PLANI: SI DO TE VRITEJ BIZNESMENI I PORTO ROMANOS, PIRO BARE
“E shikon atë personin që është ulur përballë nesh, na e kërkojnë të vdekur dhe nëse e realizon do kesh në dorë 120 mijë euro. E kërkon një njeri i madh, nga anët tona”. Kjo është fjalia e parë që Andon Mëhillaj, i ka pohuar Julian Sinanaj teksa pinin kafe së bashku, në një lokal në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. Sinanaj dhe Mëhillaj, ishin ulur përballë bosit të gazit Piro Bare, i cili qëndronte me disa persona të tjerë, por pa kuptuar se dy persona që ndodheshin në lokal, sapo kishin filluar të planifikonin vrasjen e tij.
Në dëshminë e tij, i penduari Sinanaj ka treguar se vrasjen e Bares e kë kërkuar Ilir Karçini, dhe se një gjë të tillë ja kishte thënë në një bisedë Mëhillaj, pasi ky i fundit ishte “xhindosur”, për shkak të mos realizimit të vrasjes, në ditët e parashikuar. Sinanaj, ka treguar për prokurorët se kishte mbledhur të dhënat e duhura dhe se kishte planifikuar që biznesmenin Bare ta vriste në një lokal, në zonën e “Liqenit Artificial”.
“Kisha fotografuar çdo gjë dhe kam bërë planin se në cilën rrugë duhet të ikja, pasi të bëja vrasjen. Po prisja vetëm makinën të më vinte nga Durrësi, të cilën do e parkoja disa metra më poshtë vendit, nga ku do e merja dhe do largohesha në Vlorë. I gjithë plani dështoi tek makina tip “Fiat Punto”, që po ja kërkoja me insistim Ndriçim Gjokonës”-ka treguar në prokurori Sinanaj. Më tej ky i fundit ka shtuar se në disa raste është ulur shumë pranë Piro Bares, teksa ky i fundit qëndronte në lokal.
Prangosja në shtëpi
Teksa Julian Sinanaj, ka përmendur emrin e Ilir Karçinit si pagues të shumës prej 120 mijë euro, ky i fundit është vendosur të mbahet në vëzhgim të rreptë. Agjentë të operacioneve speciale e kanë mbajtur në vëzhdim për disa ditë, ndërkohë gjatë ditës së djeshme është marrë “ok” për ndërhyrje dhe arrestimin e biznesmenit fierak. Forcat RENEA të mbështetura nga agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale, kanë hyrë në banesën e Karçinit, që ndodhet në zonën e Selitës, duke vënë në pranga biznesmenin.
Ky i fundit nuk ka bërë asnjë rezistencë, ndërkohë që i ka pohuar agjentëve se nuk mund ta arrestonin pa një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata. Për këtë i është dashur prokurorit Ardian Nezha, të sjellë në orët e mesditës urdhërin e arrestit në policinë e Tiranës, dhe fill pas tij, në polici është sjellë dhe biznesmeni i gazit Ilir Karçini.
Disa minuta pasi Karçini është futur në drejtorinë e Policisë, në derën e këtij institucioni është parë ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Ky i fundit njihet si mik familje i biznesmenit Ilir Karçini, ndërkohë i kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com”, Sollaku ka pohuar se prania e tij para Policisë së Tiranës, ka qënë e rastësishme dhe se nuk ka asnjë lidhje me personin e arrestuar. Sollaku, mohoi të ishte ai avokati mbrojtës i Ilir Karçinit.
Bare: E mësova se çpo kurdisnin
Planifikimin e vrasjes së biznesmenit të gazit Piro Bare, e ka komentuar dhe vetë Bare, i cili në një lidhje telefonike, ka pohuar se çështjen e tij ja linte në dorë drejtësisë. Bare është shprehur se e priste një gjë të tillë, dhe se ishte në dijeni të këtij plani. “E prisja, dhe se kam ditur se çfarë po kurdisej. Unë tani jam jashtë shtetit dhe s’mund të jap detaje, por shumë shpejt, do e zbardhë drejtësia të gjithë planin e tyre”