Home Aktualitet Karçini mohon te kete paguar per vrasjen e Bares

Karçini mohon te kete paguar per vrasjen e Bares

663
0

Ilir-KarciniBiznesmeni i gazit Ilir Karçini ka pranuar konfliktet me biznesmenin e hidrokarbureve Piro Bare, por mohon të ketë paguar apo urdhëruar vrasjen e tij.

Karçini u arrestua më 1 shkurt 2014 pasi dyshohet se ka paguar 120 mijë euro për ekzekutimin e pronarit të ”Porto Romanos”, por Karçini mësohet se u ka deklaruar hetuesve se nuk ka patur asnjë arsye të paguajë apo urdhërojë vrasjen e Bares.

Arrestimi i Karçinit ka çuar në katër numrin e personave të arrestuar në bandën e vrasësëve me pagesë dhe tritolit, ku ndër ta janë dhe Marjon Mitro dhe dy ekzekutorët e penduar Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonaj.

Karçini pritet të dalë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vlerësim të masës së arrestit pasi kjo gjykatë pak ditë më parë kishte dhënë “arrest me burg” në mungesë.

Mbi Karçinin është ngritur akuza për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje”.

Burime nga policia e kryeqytetit të kontaktuara nga A1Report deklaruan, se pas shoqërimit Karçini është vizituar në ambientet e izolimit nga avokati i tij mbrojtës.

E ndërsa i kontaktuar nga A1Report Bare deklaroi se i takon drejtësisë të zbardh të vërtetën, blutë e kryeqytetit të përfshirë në këtë hetim thanë se ka prova të mjaftueshmë që lidhin Karçinin me vrasjen e Bares, vrasje kjo e parandaluar më 25 janar nga policia.

Ndër provat të cilat policia dhe hetuesit disponojnë për Karçinin në këto moment, veç dëshmisë së Julian Sinanajt se ishte urdhëruar nga Andon Mëhillaj të ekzekutonte Piro Baren, janë administruar dhe disa transaksione financiare të gjetura në zyrën e biznesment.

Sipas bluve të tiranës këto transaksione korespondojnë me deklarimet e Sinanajt me shifrën 120 mijë euro të paguar për ekzekutimin e Bares.

Në një kohë kur hetimet janë duke vazhduar intensivisht nga Prokurorët e Krimeve të rënda Behar Dibra dhe Ardian Nezha, zyrës së Interpol Tiranës i ka kaluar dosja e dy personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Përkatësisht Genis Mëhillaj, 43 vjeç, dhe Andon (Erion) Mëhillaj, 39 vjeç, të dy këta të cilësuar nga hetimet paraprake si krerët e organizatës kriminale të ekzekutimeve me pagesë në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here