Home Kosova Ambasadori i Kosoves ne SHBA pa diplome

Ambasadori i Kosoves ne SHBA pa diplome

729
0

Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili, nuk ka diplomë fakulteti, ndërkohë që ligji është i paqartë, apo më mirë të thuhet nuk e sanksionon të drejtën e kandidatit të aplikojë për pozitën e ambasadorit.

Sipas mediave kosovare, fakti që Ambasadori Ismaili nuk ka diplomë fakulteti, është zbuluar nga një burim zyrtar nga Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme ka akuzuar Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme për qasje të gabuar ndaj propozimeve të kësaj ministrie publikime rreth një procesi konfidencial, ndërkaq opozita vazhdimisht ka kritikuar pushtetin për politizim të këtij procesi dhe përzgjedhjen joadekuate të kandidatëve për ambasadorë.

Në rastin konkret, Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, ka thënë se ligji për emërimin e ambasadorëve nuk e detyron kandidatin të ketë patjetër diplomë. Ai ka thënë se për këtë rast nuk ka pasur ankesa nga opozita, ndaj presidentja Jahjaga ka marrë pëlqimin për emërimin e ambasadorit Ismaili.

Ish-drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Ismaili, tani është ambasador i përhershëm dhe fuqiplotë në Washington dhe pritet që më 2 maj 2012 t’ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here