Home Sport Australi, mediat: Besart Berisha eshte mashtrues

Australi, mediat: Besart Berisha eshte mashtrues

523
0

Ishte apo jo penallti? Një pyetje e tillë ka mbizotëruar dje në mediat australiane, pasi Besart Berisha fitoi një 11-metërsh dhe shënoi golin që i dha titullin kampion skuadrës së tij Brisbane Roar. Pamjet filmike treguan se lojtari i Pearth Glory, Liam Miler, nuk pati asnjë lloj kontakti me Berishën, që më pas u rrotullua në zonë, duke e detyruar gjyqtarin 25-vjeçar Jarret Gillet, të akordonte penalltinë, që i dha fitoren
2-1 dhe titullin Brisbane Roar.

“Na vodhën”, tha pas ndeshjes kapiteni i Perth Glory Xhejkob Bërns. “E kam parë përsëritjen, këmba e Berishës u shkel”, tha kapiteni i Brisbane Roar Met Smith. “Unë pësova një prekje dhe humba ekuilibrin”, tha Berisha. Mediat e quajtën kosovarin “mashtrues”, duke e krahasuar me Eshli Jang.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here