Home Aktualitet Ardian Klosi vetevaret ne shtepine e tij

Ardian Klosi vetevaret ne shtepine e tij

605
0

Publicisti i njohur Ardian Klosi i ka dhënë dje fund jetës në moshën 55-vjeçare, duke u vetëvarur. Në orët e vona të natës Klosi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Siç mësohet nga burime të policisë që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, publicisti i njohur i ka dërguar një mesazh telefonik bashkëshortes, por teksti i saj është ende i pazbardhur.

Rreth katër muaj më parë, në janar të këtij viti Ardian Klosi, tentoi vetëvrasjen me një grusht ilaçesh qetësuese. Në këtë kohë ai u shtrua në spitalin Neurologjik dhe pas masave paraprake të marra nga mjekët, ai u shtrua në Psikiatrik, pasi gjendja e tij ishte ende e pastabilizuar.

Ardian Klosi është një ndër publicistët e njohur shqiptar dhe ish-drejtues për një kohë të shkurtër i Radio-Televizionit Shqiptar. Ardian Klosi u lind në vitin 1957. U diplomua në fakultetin e Gjuhë – Letërsisë në 1981 dhe në vitin 1990 mori doktoratën. Nga viti 1993 – 1998 ka qëndruar në Gjermani. Ai ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht. Në shqip atij i njihen këto botime: 1991: “Refleksione” (me Edi Ramën), 1991: “Shqipëria zgjim i dhunshëm”, 1993: “Quo vadis Shqipëri”, 1997: “Shqipëria ç’mund të jetë” dhe në gjermanisht: 1993: “Mbijetesë shqiptare” (fotot Jutta Benzenberg), 1997: “Fjalor gjermanisht-shqip” (me Ë. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj. Ai është i martuar me fotografen e njohur gjermane Jutta Benzenberg me të cilën ka dhe fëmijë.

INTERVISTA
Gjatë një interviste për median e shkruar duke folur për veten e tij, Klosi thotë se atdheu për të janë shtëpia, rrugica dhe gjuha amtare. “Për mua njerëzit janë në thelb irracionalë. Ti gënjehesh nga fakti se janë të pajisur me arsye. Kanë nevojë për shumë vuajtje dhe shkatërrime që të vinë në udhë të drejtë. E keqja më e madhe është që njeriu është qenie egoiste, grabitqare. Kështu që gjithë kohën përpiqet të grabisë ose nga natyra ose nga shoqëria. Kjo sjell përplasje dhe katastrofa të pashmangshme”, shprehej Klosi. I pyetur nga gazetari Mustafa Nano nëse kishte frikë nga vdekja, Klosi u përgjigj: Aspak, vetëm se do doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim.

ARDIAN KLOSI
(1957- 2012) publicist, aktivist i shoqërisë civile
U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në 1981.
Ka marrë doktoratën në vitin 1990.
Nga viti 1993 – 1998 ka qëndruar në Gjermani.
Ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht.
Në shqip: 1991: “Refleksione” (me Edi Ramën), 1991: “Shqipëria zgjim i dhunshëm”, 1993: “Quo vadis Shqipëri”, 1997: “Shqipëria ç’mund të jetë”
Në gjermanisht: 1993: “Mbijetesë shqiptare” (fotot Jutta Benzenberg), 1997: “Fjalor gjermanisht – shqip” (me W. Fiedler)
Si dhe mjaft tregime, ese, artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj.
I martuar me fotografen gjermane Jutta Benzenberg, dhe ka 2 vajza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here