Stina e nxehtë shton problemet e sëmundjeve mykotike të lëkurës. Për mjekët, “faji” është i klimës së nxehtë dhe të lagësht, që përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Njihet fakti që klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës.
Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Preken të dy sekset, por më tepër seksi mashkull sesa femër.
Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si p.sh., aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët. Faktorët predispozues për shfaqjen e sëmundjes mund t’i klasifikojmë në të jashtëm dhe në të brendshëm. Ndër faktorë të jashtëm mund të përmendim: përdorimi i rrobave të përbashkëta, si këpucë, pantofla, kapele, rroba sintetike të ngushta, këpucë plastike, të cilat krijojnë mikroklimë të disfavorshme dhe e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj infeksionit.
Ndër faktorë të brendshëm, më kryesori është mosha, pasi vihet re se prevalenca e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës. Faktorë të tjerë të brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresore (për sëmundje të tjera).
Mjekimi
Mjekimi medikamentoz duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e shqetësimeve të para, në mënyrë që të parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytësore
Në format e lehta mund të përdorim vetëm mjekimet lokale, ndërsa në format e avancuara është i këshillueshëm mjekimi sistematik për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale
Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë 1-2 muaj për të parandaluar përsëritjen
Gjithashtu rekomandohet që dhe pas trajtimit, për larje të përdoren shampo dhe detergjent që përmbajnë antimykotikë
Ekzema
Ekzema është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruajtje të madhe. Më të prekur prej saj janë fëmijët. Në lëkurën e pigmentuar, pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”.
Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës. Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës.
Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. Ekziston një shoqërim mes ekzemës dhe konditave të tjera alergjike, por në shumicën e rasteve nuk është gjetur ndonjë alergji e dukshme ndaj çfarëdo substance që mund ta shkaktojë ekzemën.
Simptomat
-Kruajtje në lëkurë
-Lëkurë e skuqur
-Flluska të vogla në lëkurë
-Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë
-Lëkura është e thatë
Kallot e këmbëve
Ecjet me orar të zgjatur, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këpucë të mbyllura, krijojnë edhe shqetësime. Këto situata mund të shfaqin probleme me këmbët, sidomos me gishtat e këmbëve. Prandaj, duhet treguar kujdes i vazhdueshëm për to, sepse ndërlikimet mund të shkojnë deri aty sa të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor, si dhe ndërhyrja kirurgjikale në raste të veçanta. Specialistët rekomandojnë një trajtim dy herë në ditë më ujë të ngrohtë, për të stimuluar qarkullimin e lirshëm të gjakut dhe qetësimin e muskujve të këmbës. Edhe masazhet janë të këshillueshme për trajtimin e këmbëve, qoftë edhe vetë në kushtet e shtëpisë me një krem të zakonshëm hidratues, duke e shpërndarë atë në të gjithë gjatësinë e këmbëve, pa përjashtuar edhe putrat. Çdo stinë sjell shqetësimet tipike për këmbët. Jo vetëm stina e vjeshtës dhe e dimrit ku jemi “të detyruar” të mbajmë këpucë të mbyllura, por edhe stina e verës, dhe sidomos periudha e plazhit mund të krijojë probleme.
Të gjithë do të dëshironin këmbë të bukura, supersensuale me një lëkurë tejet të ndritshme. Megjithatë, sipas specialistëve kremrat, cilat do qofshin nuk e kanë efektin e dëshiruar, nëse nuk shoqërohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime që cilësohen si armiku më i madh i lëkurës së lëmuar.
Por edhe nëse i bën të gjitha këto celuliti nuk mund të ikë vërtet. Për fat të keq asnjëherë plotësisht. Mund të zbutet efekti “lëkurë portokalli”, mund të mos shquhet nga larg, mund edhe të bëhet gati i padukshëm dhe të vihet re vetëm nëse lëkura shtrëngohet me dorë.