Home Rajoni Vucic : “Jane arrestuar sulmuesit e dyqaneve te shqiptareve”

Vucic : “Jane arrestuar sulmuesit e dyqaneve te shqiptareve”

961
1

beogradBEOGRAD – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se në sulmet kundër dyqaneve të shqiptarëve dhe goranëve nuk ka dorë ndonjë organizatë serioze dhe se sulmuesit janë të mitur dhe të rinj.

“Disa ishin në gjendje me alkool, disa jo”, tha Vuçiç në një konferencë për gazetarë në Beograd, dhe ka shtuar se “vetëm për një furrë nuk janë zbuluar sulmuesit”. Ai ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të zgjidhet edhe ky rast.

Zoti Vuçiqi ka theksuar se pronarët e furrave janë qytetarë të ndershëm dhe përgjegjës të Serbisë, që paguajnë tatime.

Mëtutje, Vuçiç tha se sulmet kundër dyqaneve të shqiptarëve dhe goranëve shkaktojnë urrejtje ndaj serbëve në Kosovë, ku janë pakicë, dhe për këtë arsye ishte i domosdoshëm një aksion i shpejtë dhe i ashpër i shtetit, i cili i ka gjetur dhe arrestuar sulmuesit.

“Të gjithë janë në paraburgim dhe të gjithë do të përgjigjen”, tha Vuçiç dhe theksoi se “kjo është përgjigjja më e mirë e shteti ndaj atyre që dëshirojnë ta përhapin urrejtjen dhe dhunën”.

1 COMMENT

  1. Goranet jane njerezit ma punetorë, ma t' thjeshte e ma te dashtun qe ka Shqipnia. Kam jetue me 'ta ne rrethin e Kukesit ku bajshin pune te rendomta, si: karpentier, ndertue, baxhaxhi etj. Zemerbardhe , te urte e te dashtun, si ata e kerkush. Mos i perbaltni goranët, se jane shpirte njeriu!Lum' serbi qe i ka n' gjinin e vet, se jane punetore te ndershem e te gjitheditun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here