Nëse Partia Socialiste do të ruajë rezultatin e vitit 2013, atëherë 65 kandidatë nga lista shumëemërore e PS-së për zgjedhjet e 25 qershorit, e kanë të sigurt mandatin e deputetit. Shqiptarja.com ka bërë një analizë të votave të marra në vitin 2013, mandateve dhe numrit të nevojshëm të votave për një deputet sipas qarkut.
Rezultati i PS-së për zgjedhjet e vitit 2013 numëron gjithsej 713 407 vota, ose 41,36% të totalit të votave të vlefshme, e përkthyer në 65 mandate. Sigurimi i mandateve në vitin 2013 për llogari të PS-së është ndihmuar edhe nga votat e aleatëve të vegjël pjesë e koalicionit, ku mandatet ndaheshin fillimisht mes koalicioneve në tërësi, e më pas bëhej një shpërndarje brenda partive pjesëmarrëse në koalicion.
Në këto zgjedhje, si rrallë herë nuk do të kemi koalicione, çka i forcon më shumë partitë e mëdha dhe rrezikon që partitë e vogla, të mos grumbullojnë në një qark të caktuar vota sa për të arritur një mandat, dhe rrjedhimisht, votuesit e tyre nuk përfaqësohen në parlament, pasi votat digjen.
Berat
Në Berat marrja e një mandati është i barazvlefshëm me rreth 10 mijë vota. Në vitin 2013, PS mori në këtë qark 42 897 vota, ose 46,94 % e totalit, e përkthyer në 4 mandate. Nëse PS do të ruajë këtë rezultat, 4 deputetët e sigurt të këtij qarku janë: Blendi Klosi, Ermonela Felaj, dy deputetë që rikonfirmohen, dhe hyjnë edhe dy emra të rinj Adnor Shameti dhe Fadil Nasufi.
Dibër
Edhe në Dibër, për të marrë një mandat duhen rreth 10 mijë vota. Në 2013 PS pati 25 103 vota, apo 33,66%, dhe siguroi 2 mandate. Me këtë rezultat, me siguri rihyn në parlament ish-ministri Ilir Beqaj dhe një deputete e re, Almira Xhembulla.
Durrës
Nq qarkun Durrës, PS ka marrë në vitin 2012 60 833 vota, ose 39,24% të cilat u përkthyen në 6 mandate. Edhe këtu, mandati kërkon rreth 10 mijë vota. Nëse ruhet rezultati, 6 deputetët e sigurt janë: Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Ilir Ndraxhi, Rolant Xhelilaj dhe Jurgis Çyrbja.
Elbasan
Për shkak të numrit të lartë të popullsisë, në qarkun Elbasan duhen rreth 12 mijë vota për të siguruar një mandat. Në vitin 2013 me 75 086 vota, ose 43,26% PS mori 6 deputetë në këtë qark. Me këtë logjikë, 6 ligjvënësit e sigurt të PS-së në këtë qark janë: Taulant Balla, Evis Kushi, Arben Kamami, Musa Ulqini, Anastas Angjeli dhe Luan Duzha.
Fier
Nga përllogaritja e votave në vitin 2013, PS mori në Fier 9 deputetë, me 89637 vota, ose 44,18%. Për një mandat janë dashur më pak se 10 mijë vota. Nëse PS i ruan mandatet, 9 deputetët e sigurt janë: Erjon Braçe, Adelina Rista, Bashkim Fino, Ismet Beqiri, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Tatjana Piro, Anduel Xhindi dhe në fund, Gramoz Ruçi. Kreu i grupit parlamentar, ndodhet kështu në zonën e kuqe, zonë të cilën vetë Ruçi e ka konsideruar si sfidë.
Gjirokastër
Numri i ulët i popullsisë dhe i pjesëmarrjes në votime, bën që në qarkun Gjirokastër mandati të kushtojë rreth 8 mijë vota. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS mori 25 148 vota, ose 42,36%, të vlefshme për 3 mandate. Nëse rezultati ruhet, 3 deputetët e sigurt socialistë të këtij qarku janë: Bledar Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi.
Korçë
Në qarkun Korçë, PS ka marrë 63 584 vota ose 43,50% të totalit në vitin 2013, duke siguruar 6 mandate. Një deputetet i nevojiten pak më shumë se 10 mijë vota dhe me këtë logjikë vijnë në parlament: Niko Peleshi, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali, Ilirjan Pendavinji, Ilir Xhakolli dhe Edlira Bode.
Kukës
Kur qarku Kukës kishte 4 mandate, PS mori 11384 vota, ose 24,32%, duke sjellë në parlament vetëm një deputet. Tashmë qarku ka një mandat më pak, dhe deputetja e vetme e sigurt duket se do të jetë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Lezhë
Në Lezhë PS ka marrë 26 433 vota, ose 32,90% dhe 2 deputetë. Sipas kandidatëve, emrat e sigurt që hyjnë në parlament janë: Lindita Nikollaj dhe Pjerin Ndreu.
Shkodër
Në Shkodër PS ka marrë 37 984 vota, ose 31,12% të tyre në 2013 dhe 4 mandate. Nëse rezultati ruhet, në parlament hyjnë me siguri: Ditmir Bushati, Paulin Sterkaj, Senida Mesi dhe Luan Harusha.
Tiranë
Në qarkun Tiranë, një mandat kushton rreth 12 mijë vota. në vitin 2013, PS mori 198 837 vota, ose 44,05% dhe 16 mandate. Në këtë logjikë, deputetët e sigurt të kryeqytetit janë: Elona Gjebrea, Besnik Baraj, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ervin Bushati, Ogerta Manasterliu, Fatmir Xhafaj, Rakip Suli, Arben Ahmetaj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati.
Vlorë
Në qarkun Vlorë për një mandat duhen rreth 9 mijë vota. PS ka marrë 56 481 vota, ose 46,62%, duke siguruar 6 mandate. Me listën aktuale të kandidatëve, nëse ruhet rezultati, të sigurt janë: Damian Gjiknuri, Vilma Bello, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj, Andrea Marto dhe Edi Rama. Siç shihet, kryeministri është në perimetrin e sigurisë.
Rezultati i PS-së për zgjedhjet e vitit 2013
Gjithsej 713407 41,36% 65
Berat 42897 46,94% 4
Dibër 25103 33,66% 2
Durrës 60833 39,24% 6
Elbasan 75086 43,26% 6
Fier 89637 44,18% 9
Gjirokastër 25148 42,36% 3
Korçë 63584 43,50% 6
Kukës 11384 24,32% 1
Lezhë 26433 32,90% 2
Shkodër 37984 31,12% 4
Tiranë 198837 44,05% 16
Vlorë 56481 46,62% 6
Deputetët e sigurt të PS
Qarku Kukës
Mimi Kodheli
Qarku Shkodër
Ditmir Bushati
Paulin Sterkaj
Senida Mesi
Luan Harusha
Qarku Dibër
Ilir Beqaj
Almira Xhembulla
Qarku Lezhë
Lindita Nikollaj
Pjerin Ndreu
Qarku Elbasan
Taulant Balla
Evis Kushi
Arben Kamami
Musa Ulqini
Anastas Angjeli
Luan Duzha
Qarku Korçë
Niko Peleshi
Eduard Shalsi
Elisa Spiropali
Ilirjan Pendavinji
Ilir Xhakolli
Edlira Bode
Qarku Berat
Blendi Klosi
Ermonela Valikaj
Adnor Shameti
Fadil Nasufi
Qarku Vlorë
Damian Gjiknuri
Vilma Bello
Alket Hyseni
Vullnet Sinaj
Andrea Marto
Edi Rama
Qarku Gjirokastër
Bledar Çuçi
Mirela Kumbaro
Flamur Golemi
Qarku Durrës
Eglantina Gjermeni
Milva Ekonomi
Fidel Ylli
Ilir Ndraxhi
Rolant Xhelilaj
Jurgis Çyrbja
Qarku Fier
Erjon Braçe
Adelina Rista
Bashkim Fino
Ismet Beqiri
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Tatjana Piro
Anduel Xhindi
Gramoz Ruçi
Qarku Tiranë
Elona Gjebrea
Besnik Baraj
Olta Xhaçka
Blerina Gjylameti
Pandeli Majko
Saimir Tahiri
Vasilika Hysi
Ervin Bushati
Ogerta Manasterliu
Fatmir Xhafaj
Rakip Suli
Arben Ahmetaj
Xhemal Qefalia
Sadri Abazi
Ulsi Manja
Klotilda Ferhati