Home Sport Mediat botërore: Franca, Mersi Shqipëri

Mediat botërore: Franca, Mersi Shqipëri

611
0

Mediat ndërkombëtarë janë duke i bërë një jehonë të madhe fitorës së Shqipërisë me Bjellorusinë (1-0), kjo dhe për faktin se, rezultati indirekt shkoi në favor të Francës.

Portali më i madh ndërkombëtar sportiv në internet, Goal.com, kishte vendosur titullin e shkrimit të saj: “Blutë mund të falënderojnë Shqipërinë”.

“Franca realizoi një operacion të mirë gjatë eliminatoreve të Euro 2012 në grupin D, pas suksesit të saj të rëndësishëm në Luksemburg (2-0), të premten.

“Në fakt, – shkruan Goal.com, – falë fitorës së ngushtë të Shqipërisë përballë Bjellorusisë (1-0) të shtunën, gjatë eliminatoreve të Euro 2012, “Blutë” kanë tani katër pikë avantazh nga ndjekësit në grupin B.

“Shqipëria regjistroi një sukses të çmuar falë një goli të Salihit (2’) dhe tani ndodhet në vëndin e dytë në grup, me të njëjtin numër piksh sa Bjellorusia (8 pikë)”

Ndërkaq portali francez, Chronofoot.fr, e kishte titulluar shkrimin e tij shumë qartë: “Shqipëria rigjen besimin”.

“Përpara takimit, – shkruan Chronofoot.fr, – kapiteni shqiptar Lorik Cana kishte deklaruar që ekipi i tij synonte një vend në playof gjatë këtyre eliminatoreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here