Mesa duket çifti i njohur Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones i kanë dhënë një shans të dytë marrëdhënies së tyre.
Sipas mediave të huaja ata janë duke jetuar së bashku në apartamentin e tyre në New York. Ndarja e Douglas dhe Zeta-Jones ka zgjatur vetëm katër muaj, dhe aktori ka vendosur të kthehet tek bashkëshortja dhe fëmijët e tyre.
Gjithashtu Daily Mail ka theksuar se ky ribashkim i çiftit nuk ka ardhur vetëm për shkak të fëmijëve të tyre por edhe për çiftin.