Home Sport Dilly Duka, mund ti bashkohet kombetares shqiptare

Dilly Duka, mund ti bashkohet kombetares shqiptare

555
0

600583_10151505440268640_626266633_nNjë tjetër legjionar mund të bëhet së shpejti pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit. Fjala është për futbollistin e Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dilaver Duka, i njohur ndryshe si Dilly Duka. 24-vjeçari me origjinë nga Dibra e Madhe e Maqedonisë, por i lindur në Montviller të Nju Xhersit, luan si mesfushor i majtë dhe ka qenë pjesë edhe e ekipeve U-20 dhe U-23 të Kombëtares amerikane. Lajmin e ka konfirmuar për portalin “Asport”, trajneri i Shpresave, Skënder Gega, i cili po kërkon ta afrojë Dukën në ekipin e De Biazit. Ndoshta trajneri italian i kombëtares sapo është njohur me këtë dhe do t’i duhet kohë (nëse do të qëndrojë në krye të ekipit kuqezi) për të marrë një vendim për futbollistin në fjalë. Një gjë është e sigurt, në ndeshjet e radhës të Shqipërisë, atë kundër Zvicrës dhe Qipros, Duka nuk do të grumbullohet, kjo edhe për faktin se ai nuk ka pasaportë shqiptare dhe ndeshjet janë zyrtare dhe jo miqësore.
GEGA
“Ia kam prezantuar lojtarin stafit të kombëtares, duke përfshirë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, menaxherin Alban Bushi dhe vetë trajnerin De Biazi”, – ka thënë Gega. Ata janë treguar të gatshëm për ta afruar lojtarin shqiptaro-amerikan, i cili duket të jetë një potencial i madh për kombëtaren kuq e zi. Gega ka shtuar se Duka është i interesuar të luajë për Shqipërinë, por pret një ftesë nga ana e FSHF-së. Pavarësisht largësisë, Duka ka shumë gjasa që të bëhet pjesë e Shqipërisë, meqë nuk ka luajtur për kombëtaren A të SHBA-ve dhe një ftesë e munguar do të bënte që Dilly të vendoste për shqiponjat.
AKTIVIZIMI
Duka ka luajtur 13 ndeshje me skuadrën amerikane U-20, duke shënuar 2 gola, ndërsa një ndeshje me Kombëtaren U-23. Ai ka luajtur edhe për Nju Jorkun në kategorinë e parë amerikane. Gjatë viteve 2010-2012 Dilly Duka është aktivizuar me Kolumbus, duke luajtur në total 45 ndeshje, madje duke shënuar edhe dy gola. Ndërsa për vitin 2013 ai është aktivizuar në 27 ndeshje me Çikagon, duke shënuar katër gola. Për momentin ekipi i Dukës nuk gjendet në pozita të mirë, Çikago renditet në vendin e tetë, nga 10 skuadra që ka kampionati ku bën pjesë. Megjithatë, shumë skuadra kërkojnë shërbimet e tij në Amerikë, por për momentin ai nuk ka vendosur se do të mbetet aty, apo të luajë gjetiu, pse jo, edhe në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here