Home Politike Nishani dekreton Gent Sejkon per Guvernator, pritet vendimi i Kuvendit

Nishani dekreton Gent Sejkon per Guvernator, pritet vendimi i Kuvendit

841
0

gent-sejkoPresidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar Kuvendit dekretin me emrin e Genti Sejkos për postin e Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë.

Pas rreth 3 muajsh nga shkarkimi i ish-Guvernatorit Ardian Fullani, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, Presidenti i Republikës ndërmerr hapin e parë konkret për zgjedhjen e kreut të ri të Bankës Qëndrore.

Dekreti i Nishanit, vjen pas përzgjedhjes së listës së tij prej 3 kanditatësh si Guvernator të ri të BSH, në mesin e të cilëve, krahas Sejkos, ishin edhe Arjan Kadare, dhe Nik Markola

Sipas komunikatës për shtyp të Presidencës, në përfundim të fazës së aplikimeve, ku u depozituan 42 kërkesa, si dhe bazuar në listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore, Presidenti Nishani zhvilloi një proçes informimi dhe diskutimi me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe opozitës.

Në përfundim të këtij proçesi, Kreu i Shtetit, ka vlerësuar kanditaturën e Gent Sejkos si më të duhurën në BSH, duke i dërguan dekretin me emrin e tij, Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Nishanit, dekretimi i Sejkos si kandidati i Guvernatorit të ri të BSH, ka të bëjë me përvojën menaxheriale të tij në sistemin bankar.

“Eksperienca mbi 20 vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz që arrin standartet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.” thuhet në komunikatën e Presidencës.

Tashmë është Kuvendi i Shqipërisë ai i cili do të votojë kandidaturën e Sejkos. Vendimi i Presidentit Nishani vjen një ditë pas një takimi kokë më kokë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Aleksandër Arvizu. Gjatë kësaj kohe, kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime edhe me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu Nishani ka pritur në takime edhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Deri më tani nuk dihet ende nëse dekreti me emrin e Sejkos ka ardhur si rezultat i një konsensusi të mundshëm ndërmjet mazhorancës dhe Presidentit, gjatë takimeve të zhvilluara. Qëndrimi i mazhorancës pritet të shihet, gjatë shqyrtimit të dekretit në fjalë në Komisionin e Ekonomisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here