Home Sport Barca feston në San Siro, Milan 2 – 3 Barcelona

Barca feston në San Siro, Milan 2 – 3 Barcelona

717
1

Barcelona e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë në Grupin H, pasi ka triumfuar përballë Milanit me rezultat 3-2 në takimin e të mërkurës mbrëma të zhvilluar në kështjellën e kuqezinjve.

Messi e gjeti Keitan brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, i cili e kaloi topin drejt Mark van Bommel, ndërsa holandezi harroi se nuk luante më për Barcelonën dhe e plasoi në portën e vet (14’).

Zlatan Ibrahimovic pranoi një top nga Clarence Seedorf dhe e mposhti Valdesin për ta nivelizuar takimin (20’).

Në minutën e 31-të u akordua penalti në favor të mysafirëve, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Lionel Messi, i cili riktheu epërsinë e vendasve.

Në minutat e mbetura të gjysmës së parë, vendasit ishin me fat që nuk pranuan gola të tjerë, pasi lojtarët e Barcës patën edhe disa raste të mira shënimi.

Në gjysmën e dytë, Kevin-Prince Boateng e shmangu në mënyrë mjeshtërore Abidalin dhe e plasoi topin në skajin e portës, për ta rikthyer ndeshjen në barazim (54’).

Leo Messi bëri një pasim të jashtëzakonshëm drejt Xavit, ndërsa spanjolli e dënoi për të tretën herë këtë mbrëmje portierin Abbiati (63’).

Në takimin tjetër të këtij grupi, Viktoria Plzeni ka fituar me rezultat minimal kundër BATE Borisovit.

Pas xhiros së pestë, Barcelona kryeson me 13 pikë dhe siguron kualifikimin nga pozita e parë, ndërsa Milani me tetë pikë është kualifikuar nga vendi i dytë.

1 COMMENT

  1. EDHE PSE BARCELONA E FITOJ MILANIN UNE PERSERI JAM I KENAQUR SE MILANI KA SHKU DALJE POR EDHE BARCELONA QE E FITOJ MILANIN E FITOJ ME HILE SE SI DHA PENALTI TE ROBINHO DHE E BARCES NU KE PENAL TUNG JU PERSHENDES UN JAM MILANIST

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here