Home Aktualitet Zjarret në Shqipëri, situata nën kontroll

Zjarret në Shqipëri, situata nën kontroll

543
0

Flakët e zjarrit përfshijnë Shqipërinë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë përhapur 37 vatra zjarri në rrethe të ndryshme të vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Zjarrëfikëses pranë Ministrisë së Brendshme, Dilaver Laci, shprehet për mikrofonin e “Ora News” se situata është agravuar gjatë 48 orëve të fundit, por sipas tij është nën kontroll edhe pse infrastruktura e zjarrëfiksëve nuk është e mjaftueshme për përballimin e situatave të vështira.
Nga hetimet që janë ndërmarrë nga ana e forcave të policisë për vatrat e zjarreve, deri në këto momente janë ndaluar 9 persona për zjarrëvënie të qëllimshme apo edhe aksidentale. Sipas drejtorit të Shërbimit të Zjarrëfikëseve, gjatë kësaj situate të vështirë janë hasur edhe raste të shumta të lajmërimeve të rreme nga ana e qytetarëve ndaj të cilëve kanë nisur hetimet. Harta e shpërndarjes së vatrave të zjarrit është mjaftë e gjerë dhe shtrihet në disa rrethe të vendit nga të cilat më serioze situata praqitet në zonat e Shkodrës, Lezhës, Laçit, Delvinës si dhe Gjirokastrës. Dëmet e shkaktuara nga zjarret nuk kanë qenë të një rëndësie të madhe, pasi janë përhapur kryesisht në zona me pyje shkurresh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here