Një zjarr i rënë gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së enjte, në një kasolle në fshatin Salari në Tepelenë, i ka marrë jetën një vajze 5-vjeçare, ndërsa fatëmirësisht ka shpëtuar motra e saj.
Ngjarja e rëndë mesohet nga burimet e policise të kete ndodhur aksidentalisht, ndërsa 5-vjeçarja me inicialet K.H, e trembur, nuk ka mundur tu shpëtoje dot flakëve, ndërsa motra e saj 6 vjeçare, është derguar në spital.
Policia sqaron se me të marrë informacionin për zjarrin, drejt vendngjarjes shkuan makinat zjarrëfikëse, ndërsa sqarojnë se kjo ngjarje e rendë ka ndodhur teksa të dy motrat po luanin së bashku.