Home Aktualitet Boboshtica:LSI: Të shkarkohet Prefekti! PDU: Vorio-Epiri, i dështuar

Boboshtica:LSI: Të shkarkohet Prefekti! PDU: Vorio-Epiri, i dështuar

548
0

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, reagoi ashpër dje gjatës fjalës së tij në Kuvend për çështjen e varrezave të Boboshticës, duke theksuar se Korça nuk mund të blihet me dhënie vizash dhe pensionesh. Ai tha se prapa dhunimit të varreve nuk është muratori, duke nënkuptuar këtu “Omonian”. “Ju ftoj të reagojmë të gjithë në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve dhe në këtë mënyrë të inkurajojmë institucionet e shtetit të bëjnë punën e tyre. Ne ndoshta nuk mund t’u ofrojmë shumë gjëra shqiptarëve, por ne nuk duhet të lejojmë cenimin e dinjitetit të tyre dhe minimalisht duhet të reagojmë në mbrojtje të këtij dinjiteti”, theksoi Idrizi. Në fjalën e tij në Parlament, kërkoi nga “Greqia fqinje, anëtare e BE-së, që të heqë dorë nga aktualizimi i axhendës historike të qarqeve nacionaliste dhe dy vendet të shohim nga zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit në të gjitha fushat dhe të nderojmë njëlloj të vdekurit, pavarësisht mundësisë të tyre dhe territorit ku prehen”. Një qëndrim të fortë ka mbajtur dhe LSI me anë të Spartak Brahos, i cili ka shkuar deri aty sa ka kërkuat shkarkimin e prefektit të Korçës, Andrea Mano.
Reagimi i Idrizit
Debati për varrezat e Boboshticës ka shkaktuar reagim edhe nga kreu i çameve Shpëtim Idrizi, i cili kërkoi vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës për këtë akt barbar. “Nuk është fajtor muratori i Boboshticës që për para, apo për vizë pranoi të dhunonte të parët e vet, por Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste e ngatërrojnë çështjen e ushtarëve të rënë me ngjarjet e Vorio Epirit”, tha Idrizi. “Kush prek një varr ka dhunuar shpirtërisht kujtimin e të vdekurve. Ka dhunuar fizikisht kujtimin e tyre. Çdo njeri do të duhej të reagonte para këtij dhunimi, që tashmë është vërtetuar dhe zyrtarisht: Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet. Por, mesa duket tek ne politikanët e parlamentarët njeriu ose ka vdekur, ose është në gjumë. APO mos vallë frika nga ata që duhet ta kenë iniciuar dhunimin e varreve, është shumë e madhe?! Ndryshe nuk ka si shpjegohet të nderuar zotërinj që, askush nuk ka folur për këtë dhunim. Kjo heshtje jo vetëm që na fajëson të gjithëve të nderuar kolegë, por indirekt n’a tregon se kush është pas këtij dhunimi: frika dhe intimidimi jonë, që inkurajon recidivistet”, tha Idrizi në Kuvend.
LSI: Të shkarkohet Prefekti i Korçës dhe kreu i Komunës
Aleatja e PD-së në qeveri ka kërkuar shkarkimin e prefektit të Korçës i cili ka qëndruar indiferent në rastin e prishjes së varreve në Boboshticë. Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar radikale përsa i përket çështjes së varreve të Boboshticës duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Prefektit të Korçës dhe kryetarit të Komunës Boboshticë. Sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe anëtarit të Kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, ky vendim duhet të merret si pasojë e qëndrimit indiferent të mbajtur nga këta dy zyrtarë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. “Ne i bëjmë thirrje organeve më të larta të shtetit të marrë masa të ashpra ndaj qëndrimit pasiv dhe aspak në përmbushje të ligjit të Prefektit të Korçës, i cili duhet shkarkuar. Janë shkelur rregulla të bashkëjetesës normale, por edhe trajtimit normal të atij territori”, tha Braho.

Shpëtim Idrizi
“Si Parti e ligjit dhe drejtësisë, ne pritëm që organet kompetente të nisnin hetimet rreth këtij akti të rëndë dhe çnjerëzor, një akt as fetar, as laik, por të dënueshëm prej çdo lloj shoqërie njerëzore dhe në të gjitha kohërat. Sot kur prokurorët kanë vërtetuar dhunimin e varreve, kur ky dhunim n’a erdhi në sytë tanë prej kamerave të mediave të lira, do t’i kërkoja autoriteteve të n’a sqaronin më shumë rreth këtij akti.
Do t’i kërkoja Greqisë fqinje, anëtare e BE-së, që të heqë dorë nga aktualizimi i axhendës historike, të qarqeve më të egra nacionaliste të shoqërisë së vet.”

Spartak Braho
“Ne i bëjmë thirrje organeve më të larta të shtetit të marrë masa të ashpra ndaj qëndrimit pasiv tolerant dhe aspak në përmbushje të ligjit ndaj Prefektit të Korçës, pse jo ky prefekt duhet shkarkuar. Natyrisht të njëjtin qëndrim dhe përgjegjësi duhet të mbajë edhe kryetari i Komunës së Drenovës i cili ka lejuar që në komunën e tij të kryhen veprime që kanë shkelur rregullat jo vetëm të bashkëjetesës normale atje por edhe të trajtimit normal të atij territori ku ai drejton.”

Shteti helen kërkon përcaktimin e kufijve detar mes dy vendeve

Athina: Të miratohet ratifikimi i marrëveshjes

Qeveria greke i rikthehet çështjes së kufijve detarë me Shqipërinë dhe i bën apel Tiranës zyrtare të bëjë sa më shpejt ratifikimin e marrëveshjes qeveritare. Ministria e Jashtme greke deklaroi dje se rrëzimi që i bëri Gjykata Kushtetuese, marrëveshjes, është një çështje që i takon Tiranës ta zgjidhë. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke Grigoris Delavekuras, ratifikimi i marrëveshjes do t’i hapë rrugë shfrytëzimit të pasurive natyrore. “Marrëveshja për ujërat midis Shqipërisë dhe Greqisë është një marrëveshje e mirë. Ajo është firmosur prej të dy qeverive dhe është bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Siç dihet, çështja është komplikuar prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, por ne mendojmë se i takon Tiranës të gjejë zgjidhje për ratifikimin e kësaj marrëveshje në parlamentin e saj. Ne mendojmë se ratifikimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë shfrytëzimit prej dy vendeve, të pasurive natyrore që ndodhen në zonë.  Ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm shqiptar, ratifikimi i kësaj marrëveshje, ndikon për mirë në rrugën europiane të Shqipërisë”, tha Delavekuras. Qëndrimi i Greqisë duket se nuk ka ndryshuar, edhe pse Athina zyrtare pak kohë më parë, kishte deklaruar se do të respektojë vendimin e gjykatës, pavarësisht se ky zhvillim nuk e ka kënaqur atë.Delavekuaras mohoi zërat se palët janë në fazë rinegocimi për termat e marrëveshjes, edhe pse prej verifikimeve reale në terren, rezulton se Shqipëria humb një sipërfaqe të konsiderueshme territori detar.

Prishja e varreve në Boboshticë, sjell në vëmendje problemet me Greqinë

Greqia reagon për djegien e kurorave,Shqipëria lë në heshtje varret

Çështja e varreve të Boboshticës tashmë i ka kaluar kufijtë e një problemi lokal mes kishës dhe banorëve. Greqia ka reaguar dje zyrtarisht duke dënuar djegien e kurorave me lule në varrezat që janë ngritur për ushtarë grekë të rënë në luftë sipas palës greke. Zëdhënësi Grigoris Delavekuras, tha se mesha fetare e organizuar nga konsullata greke dhe Omonia, me rastin e festës kombëtare greke në varrezën e fshatit Boboshticë, pak ditë më parë, ishte një festë që zhvillohet çdo vitnë të njëjtën ditë, në të njëjtin vend. Sipas zëdhënësit, Athina është e shqetësuar prej akteve ekstreme të djegies së kurorave prej ekstremistëve, siç i quajti ai. Po në të njëjtin linjë nuk ka munguar dhe deputeti që mbron të drejtat e minoritetit në vendin tonë, Vangjel Dule. Gjatë seancës së djeshme, Dule tha se këto dëmtojnë rëndë marrëdhëniet e dy vendeve dhe se bëhen nga qarqe të dyshimta. Ajo që bie në sy gjithë këto dit është fati se Shqipëria nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar për prishjen e varreve në Boboshticë me përjashtim të një deklarate qesharake të prefektit të Korçës.
Reagimi i Greqisë
Ashtu si ndodh rëndomë në situata të tilla, shteti grek nuk mungon që të reagojë duke dënuar veprime që prekin interesa të tij. “Këto ngjarje të shëmtuara që prishin klimën e mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Në Boboshticë ka patur prej vitesh memorial kushtuar luftës. Djegia e kurorave është një ngjarje tragjike dhe e dënueshme nga ne. Në të njëjtin vend, prej shume vitesh festohet aspirata dhe lufta e popullit tonë për liri nga aksi fashist. Bëhet fjalë për një periudhë që është shkrojtur me germa të arta”, tha zëdhënësi. Sipas tij këtë simbolikë tentojnë të minojnë qarqe të ndryshme në Shqipëri dhe se për fat të keq, ekstremistët ende nuk e kanë kuptuar ku jetojnë. Zëdhënësi nuk ka pranuar të komentojë lidhur me faktin e ndërtimin të memorialit, ku dëmtuan varret e banorëve të zonës dhe eshtrat e tyre u lanë mbi tokë.
Pala shqiptare qëndron në heshtje
Tirana zyrtare ose thënë ndryshe autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për prishjen e varreve në Boboshticë. Me përjashtim të prefektit të Korçës i cili foli por nuk tha asgjë, askush tjetër nuk ka marrë mundimin të dënojë një akt të paprecedent të prishjes së varreve. Është bërë i disati rast kur qeveria në veçanti por dhe opozita, rrinë të strukura në selitë e tyre dhe nuk mbajnë një qëndrim kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Greqinë. Ministri i Jashtëm i cili është personi direkt në kontakt me shtetin fqinj për shkak të detyrës, ka përdorur diplomacinë kur është pyetur për këtë çështje. I vetmi që reagon për këtë është Shpëtim Idrizi i cili në fakt është deputeti që mbron të drejtat e çameve dhe e ka të natyrshme të marrë këtë pozicion.

Reagimi i Greqisë
“Këto ngjarje të shëmtuara që prishin klimën e mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Në Boboshticë ka patur prej vitesh memorial kushtuar luftës. Djegia e kurorave është një ngjarje tragjike dhe e dënueshme nga ne. Në të njëjtin vend, prej shume vitesh festohet aspirata dhe lufta e popullit tonë për liri nga aksi fashist. Bëhet fjalë për një periudhë që është shkrojtur me germa të arta”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke.

Reagimi i Shqipërisë
Është bëri i disati rast kur qeveria në veçanti por dhe opozita, rrinë të strukura në selitë e tyre dhe nuk mbajnë një qëndrim kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Greqinë. Ministri i Jashtëm i cili është personi direkt në kontakt me shtetin fqinj për shkak të detyrës, ka përdorur diplomacinë kur është pyetur për këtë çështje.

Dëshmon punëtori që prishi varret e Boboshticës për të vendosur një kryq

Varret në Boboshticë, i akuzuari: Omonia më pagoi

Punëtori ndaj të cilit ka nisur ndjekja penale për dhunimin e varrezave të Boboshticës, ka pohuar para grupit hetimor se është porositur dhe paguar nga Omonia për të kryer veprimet e ndërtimit të shkallares dhe bazamentit prej betoni në varrezat e Boboshticës. “Jam paguar nga OMONIA për të ndërtuar shkallët e Memorialit në Boboshticë në nderim të ushtarëve të rënë grekë në luftën me Italinë në vitet ‘40”. Këtë pohim bëri dje punëtori Alqi Koroveshi para organeve të Prokurorisë së Korçës rreth ndërtimit të Memorialit për grekët në Boboshticë të Korçës, komuna Drenovë. Burime nga Prokuroria e Korçës bënë të ditur se Koroveshi që ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pohon se ka hedhur e shtruar beton për ndërtimin e shkallëve, porse mohon të ketë parë eshtra të vdekurish gjatë punë që ka kryer.
Dëshmia
Pas dëshmisë së Koroveshit, Prokuroria ka ngritur një grup hetimor të zgjedhur që pritet të marrë në pyetje dhe drejtues të OMONIA-s në Korçë. Ka qenë 2 nëntori kur Koroveshi u deklarua si personi i dyshuar që mund të ketë dhunuar varret 200-vjeçare të fshatit Boboshticë për të bërë shkallët e Memorialit në nderim të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës Greqi-Itali në vitin 1940.Prej ditësh Boboshtica është përfshirë në debat, pas ankesës që bënë publike në media banorët e fshatit me pretendimin se Memoriali i ndërtuar për ushtarët grekë ka shkatërruar totalisht varret e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Situata u ndez pas homazheve në gjuhën greke që u bënë të dielën që shkoi në Boboshticë me rastin e Festës së Çlirimit të Greqisë ku u vendosën kurora në Memorialin e ndërtuar. Pak orë pas homazheve u dogjën kurorat mbi memorial. Prefekti i Korçës, Andrea Mane, tha dje se nuk ka dijeni për dhunim varresh, por dënoi ashpër veprimin për kurorat. Por, Prokuroria po vazhdon hetimet për ngjarjen për të zbardhur pretendimet nëse janë dhunuar ose jo varret në Boboshticë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here