Home Shendetesi Infeksionet e syve, mjekët: Duhet bërë kujdes

Infeksionet e syve, mjekët: Duhet bërë kujdes

688
0

Të vegjlit janë ata, që po preken nga infeksione, irritime dhe skuqje të syrit.

Mjekët thonë se neglizhenca për të bërë kontrolle rutinë, si dhe pakujdesia prindërore përgjatë verës, ka çuar në shtim të rasteve të infeksioneve virale dhe bakteriale, që prekin këtë organ. Teksa mjekët argumentojnë shkaqet, që çojnë në këtë situatë, ata apelojnë që qytetarët të kenë kujdes nga uji i ndotur, përgjatë pushimeve në bregdet apo pishina.

Syri është një organ i të parit, i zbuluar çka e bën të jetë më në kontakt me diellin dhe ambientet e ndotura nga pluhuri. Në këtë, rast mjekja okuliste Suzana Zhuka, thotë se duhet të tregojmë kujdes të veçantë për trajtimin e rasteve të tilla.

Për të shmangur problemet virale dhe alergjitë specialisja e syve këshillon që fëmijët dhe të rriturit nuk duhet të përdorin të njëjtën pishinë , gjithashtu kundrejt fëmijëve duhen bërë kontrolle që në moshë të vogël,për të shmangur komplikacionet që shfaqen me kalimin e kohës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here