Home Ekonomi Lotaria e tatimeve ne 15 janar, kushtet

Lotaria e tatimeve ne 15 janar, kushtet

948
0

207290TIRANE- Për të marrë pjesë në Lotarinë e Ministrisë së Financave, qytetarët duhet të postojnë në një zarf mbi 50 kupona tatimorë me vlerë minimale 5 mijë lekë. Ministria e Financave ka bërë publike procedurat për t’u përfshirë në lojën promocionale të kuponave tatimorë, shorti i së cilës do hidhet më 15 janar. Sipas saj, në lotari do të përfshihen të gjitha kuponat e tërhequra nga 15 nëntori, deri në 31 janar të vitit 2015, ndërkohë që zarfat me kuponat do mund të dërgohen nga qytetarët duke nisur nga data 1 deri më 11 janar 2016. Mbi zarf duhet shënuar emri i individit që do të marrë pjesë në këtë lojë, numri total i kuponave brenda zarfit dhe vlera totale e tyre.

Kuponat
Zarfi nuk përfshihet në lotari nëse nuk përmban minimalisht 50 kupona dhe vlera nominale e tyre nuk mund të jetë më e vogël se 5000 lekë. Sa për vlerën e çdo kuponi, Ministria ka bërë me dije se nuk do ketë asnjë kufizim, e do nisin nga 50 lekë. “Të drejtën për të marrë pjesë në lojën e kuponit tatimor e ka çdo qytetar i cili ka tërhequr gjatë periudhës së zhvillimit të lojës kupona tatimor nga blerjet. Qytetari që të kualifikohet si pjesëmarrës në lojë duhet të ketë mbledhur jo më pak se 50 kupona tatimor dhe me vlerë totale të të gjithë kuponave jo më të vogël se 5,000 lekë”, thekson Ministria.

Çmimet
Lotaria do të ketë mbi 500 çmime fituese. Për çmimet e mëdha të lotarisë, 70 për qind e pikëve fitohen nga vlera e kuponave në zarf dhe 30 për qind nga numri i tyre. Në bazë të këtij vlerësimi pikësor do të bëhet edhe kategorizimi për çmimet. Çmimi i madh është mbi një milion lekë, që ndiqet nga 10 çmime pasuese me nga 100 mijë lekë. Ndërkohë që çmimet e vogla do përzgjidhen nga sistemi kompjuterik i Administratës Tatimore, i cili do përzgjedhë në mënyrë rastësore “bar kodet” e zarfeve. Janë parashikuar çmime me vlerë 15 mijë lekë dhe 300 me vlerë 10 mijë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here