Home Ekonomi Tirane, ja kush perfiton nga rritja e pagave

Tirane, ja kush perfiton nga rritja e pagave

1151
0

207269TIRANE- Bashkia e Tiranës ka rritur pagat për Drejtorinë NR. 1 dhe 2 të punëtorëve si dhe institucionet e tjera të varësisë. Pagat e reja variojnë nga 22 mijë deri në 107 mijë lekë të reja. Të gjithë punonjësit do të marrin shtesë në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën bazë.
Ndërkohë kush ka një diplomë “Bachelor” merr shtesë në masën 10 mijë lekë të reja, për diplomë në “Master Profesional” merr 11 mijë lekë dhe për diplomë “Master Shkencor”, marrin shtesë 14 mijë lekë. Pagat e reja duhet të miratohet në Këshillin Bashkiak që do të mblidhet të mërkurën dhe hynë në fuqi, nga data 1 janar 2016-t.

Ndërkohë për vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës bashkë me institucionet e tjera do të kenë 5 399 punonjës. Numri i punonjësve është rritur për shkak se arsimi parauniversitar ka kaluar në varësi të bashkisë. Vetëm administrata e bashkisë do të ketë 1 140 punonjës. 12drejtoria 1drejtoria2drejtoria3

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here