Home Sport UEFA bashkon Shqiperine dhe Kosoven ne nje te vetme

UEFA bashkon Shqiperine dhe Kosoven ne nje te vetme

715
0

uefa-ticketsKombëtarja e Kosovës ende nuk njihet zyrtarisht nga UEFA dhe FIFA, por tifozët kosovarë janë njohur si shqiptarë dhe si mbështetës kuqezinj.

Të paktën këtë privilegj do ta kenë për fazën finale të “Euro 2016”, ndryshe nga sa ka qenë më parë. Kjo gjë ka ndryshuar sot, ditën e parë të daljes në shitje të 800 mijë biletave për finalet e “Euro 2016”.

Te “dritarja” përkatëse në faqen zyrtare të UEFA-s, të del ky shënim: “Duhet të jesh me kombësi kosovare, ose shqiptare, që jeton në Kosovë, ose Shqipëri, për të aplikuar për bileta”. Pra, të drejtën për të blerë një biletë për ndeshjet e kombëtares shqiptare e kanë edhe shtetasit kosovarë, çka bën në fakt unifikimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan në një.

Tifozët shqiptarë do të kenë 15% të biletave për ndeshjet që do të zhvillojë Kombëtarja shqiptare në Grupin A të finaleve të Europianit. Një shifër e tillë është vendosur nga UEFA, e cila organizon këtë kompeticion të rëndësishëm. Kërkesat e shqiptarëve gjatë kësaj kohe kanë qenë të shumta, ndërsa sot është mundësia e madhe që të nisin prenotimet për t’i parë nga afër heronjtë kuqezinj që bënë realitet ëndrrën për t’u kualifikuar në Europian.

Duke filluar nga ora 12:00 e ditës së sotme dhe deri në 12:00 të 18 janarit të gjithë kanë mundësinë që të aplikojnë për një biletë. Ky është afati që UEFA ka vendosur në dispozicion të tifozëve, të cilët duan të jenë prezentë në turneun më të rëndësishëm të kontinentit. Secila prej 24 kombëtareve i ka përcaktuar kriteret për tifozët e tyre, së bashku me numrin maksimal të biletave për të cilat ata mund të aplikojnë.

Me t’u hapur sot portali, tifozët do të kenë mundësi që të hapin një llogari në sajtin EURO2016.com (ose të përdorin atë ekzistues nga dritarja e aplikimit të verës 2015) dhe të zgjedhin llojin dhe kategorinë e biletës, të cilat nisin nga një ndeshje e vetme dhe variojnë me abonenë për ekipin e zemrës (“Follow my team”), me të cilën mund të shohësh disa ndeshje dhe përfundon me “biletat e kushtëzuara” për takimet me eliminim direkt pas fazës së grupeve. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatet e kërkesave të tyre maksimumi në fund të muajit shkurt 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here