Home Politike Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon ashpër ambasadorin e Gjermanisë

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon ashpër ambasadorin e Gjermanisë

587
0

berisha-hoffmanIsh-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Hoffman, i cili u fotografua teksa ndiqte nga afër protestën e opozitës më 8 dhjetor dhe më pas sqaroi pse-në e pranisë në të.

Me tone të ashpra, Berisha e ka quajtur të patolerueshëm qëndrimin e Hoffmanit, jo vetëm për protestën, por edhe për zgjedhjet, duke i kujtuar se ishte i vetmi që tha se ato ishin të lira e të ndershme.

Gjatë konferencës me media, Berisha i ka lëshuar një mesazh atij dhe ambasadorëve të tjerë, që mund të përzihen në punët e vendit duke dhënë mendimet e tyre, por jo të bëhen guvernatorë.

“Kur bën  avokatinë e qeverisë që në fillim për arsye të ndryshme e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që nuk i interesojnë qeverisë.  Hoffman është diplomati i vetëm në Tiranë dhe i vetmi njeri pas Muç Nanos që tha po, zgjedhjet ishin më të mira se të parat. Dhe argumenti që dha Hoffman për të cilin kam respekt se vendi i tij ka ndihmuar Shqipërinë, por argumenti ishte i mjerueshëm. Kam biseduar tha me 4-5 shqiptarë të pavarur. I them zotërisë se kam 25 vjet që merrem me politikë po më gjej një njeri të pavarur nga politika, ka por unë nuk e gjej dot”- tha Berisha.

Sipas Berishës, në cdo vend të botës liria e zgjedhjeve përcaktohet nga barazia e forcës elektorale të votës, ndërkohë që sipas tij tek ne nuk ndodh kështu.

Duke u ndalur prapë te Hoffman, Berisha tha se qesh kur sheh që ai përpiqet të bëjë guvernatorin.

“Nuk e dua kurrë atë, t’i shoh të bëjnë guvernatorin, me këtë nuk them të mos përzihen,  të përzihen, të shprehin mendime, por në kuptimin, atë që thashë, atë nuk e dua, e kam faktuar gjithë jetën këtë qëndrim, ai është ambasadori i vendit që ka ndihmuar Shqipërinë më shumë se cdo vend tjetër, qindra projekte, por tek vota është fatale qëndrimi, gabim fatal dhe as mund të pajtohem as me të. Unë kam denoncuar Gloverin si kapo mafje ndërkombëtare dhe s’ka njeri që nuk ia faktoj, s’mund të ndodhte që i njëjti njeri të vijë tre herë kryesuese e monitorimit të zgjedhjeve me historitë e veta konkrete, ndaj edhe ndaj Hoffmanit shpreh keqardhje”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here