Home Aktualitet Nis protesta e opozites, qellohet me domate policia

Nis protesta e opozites, qellohet me domate policia

583
0

protesta-opozitesPas protestës së 8 dhjetorit, Partia Demokratike mblidhet sërish sot para Kuvendit për të bllokuar miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme në vend.

Ora 11.05
Deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Genc Pollo janë të parët që kanë mbajtur fjalime para protestuesve.

Ora 10.40

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha i bashkohet protestës para Kuvendit.

Ora 10.26

“Edi Rama do të varim në litar”, “Azem, Azem, ti je gjallë”, “Nga Vlora në Shkodër: Rama ik”, janë disa nga parrullat që mbajnë protestuesit.

Protestuesit po qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të Kuvendit.

Ora 10.11

Protestuesit dalin nga selia e Partisë Demokratike dhe mblidhen përpara Kuvendit.

Ora 09.58

Disa protestues para Kuvendit kanë në duar vezë dhe patate. Nësoj si në protestën e 8 Dhjetorit, ata do të qëllojnë, këtë herë në drejtim të Kuvendit.

protesta-opozites1

Ora 09.45

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend së bashku me deputetin e LSI-së, Spartak Braho.
Ora 09.30

Pak para nisjes së seancës plenare dhe protestës së njoftuar të opozitës para parlamentit, policia ka marrë masat.

Kordoni i parë i policisë është vendosur në pjesën hyrëse të parlamentit, nga ana ku futen deputetët. Ndërkohë që policia merr masat dhe forcon ‘rrethimin’ janë parë disa deputetë të futen në godinën e Kuvendit, për seancën e radhës.

Nderkohe deputetet e Partise Socialiste dhe ata te Levizjes Socialiste per Integrim kane mberritur ne Kuvend per te nisur mbledhjen e grupit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here