Ekzekutohet me armë Aleksandër Koçia. I njohur ndryshe edhe si anëtar i grupit ” Poter-Al” ku të gjithë anëtarët janë dënuar për akuzën e trafikut të drogës nga Gjykata e Krimeve të Rënda, 40-vjeçari është qëlluar për vdekje nga persona ende të pa identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Petro Nini” në Tiranë, ku sapo ka dalë nga një lokal, Koçia është qëlluar me armë zjarri.
Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes bënë të ditur se viktima ishte person tashmë i skeduar dhe me precedent të mëparshëm penal. Madje në dosjen e tij penale ka edhe një dënim me 4 vjet heqje lirie nga Gjykata për Krimet e Rënda me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Koçia u arrestua në 23 maj 2006 në sajë të një operacionit të koduar “Poter- Al”, falë një bashkëpunimi mes policisë së shtetit dhe asaj italiane dhe ishte dënuar me 4 vjet burg, të cilën e kishte përfunduar.