Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët, mes Molossise dhe Shqipërisë. Pervec, himnit.
Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977, ai që e krijoi – Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli micronation “Shtet sovran”, një zone të vogël prej 14.3 hektar (58.000 m2) të shtetit amerikan, të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve.
Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonat e pokerit të cilat quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Melossia përdorë si himn të Republikës së tij, një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar, dëgjo në faqen e internetit: http://www.youtube.com/watch?v=5Q2B1WAZpDM&feature=related
Presidenti aktual Kevin Baugh drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qenë dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.
Republika e Moloseve, ka një Deklaratë ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli, pra me 18 shkurt.
Ndërsa se çfarë lidhje ka Melosia, emri i saj dhe himni i saj me Shqipërinë u ngelet, studiuesve, historianëve tanë për t’a zbuluar në të ardhmen.
Republika e Molossias është një nga më minikombet (micronation) më të vjetër dhe është i vendosur në shkretëtirat e Dejton – Las Vegas në Nevada.
Kjo minirepublik ka vetëm njëmbëdhjetë shtetas, njëri prej të cilëve, është Kevin Baugh, i cili aktualisht është president. Molossia ka, një kalë, dy qenë dhe tre mace.
Emri Molossia
Molossia është një emër i ‘vjedhur’ i fjalës spanjolle ‘morro’, që do të thotë gur i vogël ose kodër e vogël, prapashtesë ‘ssia; është një prapashtesë standarde për ‘vend’.
Emri rrjedh nga trashëgimia spanjolle e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por mund t’i referohet edhe emrit të një tipi helikopteri ose ndoshta ka lidhje me kodrat që janë vetëm pak metra jashtë ‘kufijve’ të Molossias moderne. Nje version tjeter, jo me pak i besueshem, eshte qe emri rrjedh nga nje ish-familje qe mbante mbiemrin Molosachi.