“Faleminderit Zot!” Me këto fjalë këngëtari dhe humoristi Ermal Mamaqi ka shoqëruar fotografinë familjare, ku për herë të parë bëhet publike fytyra e djalit të tij të vogël. Në fotografinë e publikuar në rrjetin social “Facebook” nga Mamaqi, duket qartë Ami, Ermali dhe djali i tyre, një fëmijë i shëndetshëm dhe me shumë flokë.
Duket se çiftit të famshëm ardhja në jetë e fëmijës i ka shtuar lumturinë, gjë që tregohet lehtësisht në fytyrat e tyre. Ajo që bie në sy tek i vogli Joel, është ngjashmëria e madhe me babain Ermalin, edhe pse nuk ka më shumë se 3 muaj që ka ardhur në jetë.