Home Politike Vendimi për Metën,në 16 janar.Pretenca:2 vjet burg

Vendimi për Metën,në 16 janar.Pretenca:2 vjet burg

627
0

Gjykata e Larte do te jape vendimin per Ilir Meten, per ceshtjen e video pergjimit Meta-Prifti me daten 16 janar, ne oren 13.00.

Pasi ka degjuar pretencen e prokurorise dhe me tej edhe mbrojtjen nga ana e avokateve te Metes, kolegji eshte terhequr per te shqyrtuar gjithe sa u tha ne seance.

Sipas relatorit të cështjes, provat e shumta materiale dhe shkresore të paraqitura nga akuza dhe mbrojtja detyron trupën të marrë disa ditë kohë për të dhënë verdiktin.

Me heret, prokuroria kërkoi dënimin me dy vjet burg dhe një gjobë prej 1 milionë lekësh për ish numrin dy të qeverisë, Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI-së.

Nderkohe, avokatët e Metës kane kundershtuar pretencën e Prokurorisë, duke kerkuar pushimin e çështjes ndaj tij.  Në konkluzionet e tyre, avokatët pretendojnë se akuza e Prokurorisë nuk vërtetohet.

Kërkesa e prokurorisë është bërë sot gjatë seancës së përcaktuar për dhënien e pretencës ceshtjen e video-përgjimit Meta-Prifti.

Data e dhenies se pretences u la qe nga viti i shkuar, pas nje sere seancash te mbajtura per kete ceshtje.

Sot prokuroria ka thene fjalen e saj, pas shumë seancash dhe ekspertizash që i janë bërë videos, duke e akuzuar Meten per favorizim te koncensioneve.

Avokatët e ish-zëvendëskryeministrit kanë kundërshtuar pjesën më të madhe të provave të paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme para trupit gjykues.

Vetem nje dite me pare, kreu i LSI-se, Ilir Meta e quajti çështje ordinere, e cila i takon vitit të kaluar.

”Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje ordinere, që i takojnë vitit të kaluar. Jemi ketu për tu marrë me çështje që i takojnë të ardhmes. Angazhimi i LSI-së këtë vit do të jetë tepër premtues”- tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here