Home Aktualitet Moti i keq, probleme në portin e Durrësit

Moti i keq, probleme në portin e Durrësit

537
0

Situata e rënduar sinoptike që ka përfshirë territorin tonë ka sjellë probleme edhe në portin e Durrësit, ndërsa forca e detit është rritur në shtatë ballë.
Mësohet se kapiteneria e Portit të Durrësit ka vendosur që 3 tragete të linjës Durrës-Bari do të nisen nesër në mëngjes, duke bërë që nisja e tyre të shtyhet për disa orë. Kështu rreth 4 mijë pasagjerë janë në pritje për t`u nisur drejt Italisë, gjithmonë nëse nuk kemi një përkeqësim gjatë orëve në vazhdim.
Tirana është zgjuar mëngjesin e premtes me shira të rrëmbyer, por një panoramë e njëjtë është pothuajse në të gjithë qytetet kryesore të vendit. Shkodra, Elbasani, Fieri, Durrësi dhe rrethe të tjera janë duke u përballur gjithashtu me shira të vazhdueshëm, ndërsa në Korçë temperaturat kanë shkuar në minus gjatë pasdites.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here