Home Bota Afganistan, ditë e përgjakur për NATO-n

Afganistan, ditë e përgjakur për NATO-n

630
0

Pesë ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën nga sulmet e zhvilluar në jug të Afganistanit.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se katër trupa të Aleancës Atlantike janë vrarë nga një shpërthim i bombës në provincën Kandahar, ndërsa i pesti ka vdekur gjatë përleshjeve me kryengritësit po në pjesën jugore të shtetit afgan. Ndërkohë NATO nuk ka dhënë detaje rreth kombësisë së viktimave.

Dhuna në Afganistan ka vazhduar, pavarësisht deklaratave të talebanëve se kanë rënë dakord për hapjen e një zyre politike në Katar, me qëllim lehtësimin e bisedimeve të paqes me komunitetin ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here