Janë rreth 550 pacientë në vit që humbin jetën brenda pavijoneve të spitalit “Nënë Tereza”. Me një llogari të thjeshtë matematikore, rezulton se mesatarisht çdo muaj vdesin rreth 50 të sëmurë. Shkaqet e këtyre vdekjeve mund të jenë nga më të ndryshmet, por kurrsesi nuk mund të vihet gishti mbi shërbimin e mjekëve, për aq kohë sa nuk kryhen autopsitë. Sëmundjet e zemrës janë ato që marrin më shumë jetë njerëzish dhe përjashtim këtu nuk bëjnë as vdekjet në spital. Shërbimi i kardiologjisë mbetet i pari në listën e pavijoneve ku humbin jetën më shumë të sëmurë. Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve janë regjistruar në reanimacion.