Flamuri shqiptar është valëvitur edhe në paradën më të madhe të homoseksualëve në Evropë. Një grup shqiptarësh, pjesë e komunitetit LGBT, kryesisht të rinj e të reja që jetojnë në Itali, përfaqësuan Shqipërinë në ‘Europride 2011’, parada më e madhe europiane e homoseksualëve, lesbikeve, transgjinorëve e biseksualëve, e cila këtë vit u zhvillua në Romë, Itali.
Ndërkohë që është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes “PRO LGBT” në Shqipëri dhe “Arcigay” në Itali, që synon përmirësimin e cilësisë së jetesës së këtyre personave në këto dy vende. PARADA E ‘GAY’ Për herë të parë edhe Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse e një evenimenti të tillë.
Kjo falë një grupi të rinjsh, të cilët bëjnë pjesë në komunitetin “LGTB”, që kanë marshuar përkrah mijëra lesbikeve, homoseksualëve, transgjinorëve dhe biseksualëve nga e mbarë Evropa.