Home Bota Spanje, momenti i aksidentit te trenit, deri tani 77 te vdekur

Spanje, momenti i aksidentit te trenit, deri tani 77 te vdekur

390
0

treniTë paktën 77 persona humbën jetën dhe rreth 143 tjerë u plagosën pasi treni me të cilin ata po udhëtonin doli nga shinat.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites së të mërkurës në qytetin Santiago de Compostela të rajonit të Galicias në veri të Spanjës.
Në trenin e shpejtësisë së lartë udhëtonin rreth 240 persona. Disa dëshmitarë deklaruan se në fillim është dëgjuar një shpërthim dhe më pas treni doli nga shinat, 4 nga vagonë u përfshinë menjëherë nga flakët.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikëset dhe shumë ambulanca për ti ardhur në ndihmë të lënduarve.

Deri tani janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, hipotezat e para janë ato të një aksidenti, megjithëse nuk përjashtohet edhe mundësia e një sulmi terrorist.

Kryeministri Mariano Rajoy ka thirrur në një takim urgjent qeverinë, nesër pritet të vizitojë zonën ku ndodhi ngjarja.

Previous articleKukesi luan sot ne Sarajeve per te bere historine
Next articleShakira dhe Pique pushojne ne Hawai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here