Mesfushori brazilian ka mbetur jashtë ekipit ndërsa është filmuar duke dalë nga një restorant në 02.00
Milan vazhdon te kryesoje renditjen e kampionatit italian, por ai qe stonon ne atmosferen e shkëlqyer e skuadres kuqezi eshte Ronaldinho. Ne tre ndeshjet e fundit braziliani nuk ka luajtur asnje minute, por jo vetem kaq pasi ai duket se nuk eshte me zgjedhja e pare e trajnerit Masimiliano Allegri.
Forma e shkëlqyer e Zlatan Ibrahimovic, qe po shenon rregullisht dhe rikthimi ne ditet me te mira te Clarence Sedorf kane lene ne hije Ronaldinho. Sipas mediave italiane kjo situate eshte e veshtire per brazilianin, i cili per te njejten arsye u largua nga Barcelona, por ajo qe ka ftohur me shume raportet mes futbollistit dhe Milanit eshte deklarata e fundit e administratorit te deleguar te skuadres kuqezi, Adriano Galiani.
Numri dy i klubit kuqezi ka folur ne lidhje me rinovimin e kontrates me Ronaldinho, e cila skadon ne qershorin e ardhshem duke u shprehur se ishte i gatshem te rrezikonte edhe nje largim te mundshem te tij. Ne fakt, Ronaldinho kërkohet me ngulm nga skuadra amerikane e Los Angeles Galaxy, e cila eshte gati te rrise rrogen e brazilianit, qe ne nese do te pranonte oferten do t’i bashkohej yllit tjeter te futbollit Boteror, David Beckham. I pyetur ne lidhje me te ardhmen, braziliani eshte shprehur se kerkon te qendroje te Milani, por me shume mundesi do te kerkoje siguri per me shume hapësira ne formacion, nje kerkese kjo qe Milan nuk mund t’ia premtoje.
Nga ana tjetër edhe vetë lojtari nuk po i kushton shumë vëmendje fushës së blertë, por është “fokusuar” tek pista e vallëzimit. Braziliani është filmuar në orën 02.20 duke dalë nga një restorant i Milanos. Trajneri Allegri: “Nuk janë orare të përshtatshme me jetën e një sportisti”. Ronaldinho është filmuar me anë të një celulari duke dalë nga një restorant në shoqërinë e disa miqve pak pasi kishte kaluar ore 2 e natës. Allegri shprehet kështu në konferencën për shtyp: “Nuk dija gjë, nga ju gazetarët po e mësoj. Është normale që nuk më vjen mirë. Mbase darka ka zgjatur pak më shumë seç duhet, gjëra që ndodhin, por ky orar nuk është i përshtatshëm me jetën e një sportisti.”