Home Aktualitet Sanremo, spikat simboli i LGBT

Sanremo, spikat simboli i LGBT

590
0

a61Ka startuar festivali “Sanremo” dhe pjesë e tij është edhe kantautori shqiptar, Ermal Meta.

Ai është kualifikuar në finale me këngën “Odio le favole”. Por ajo që bie në sy gjatë këtij festivali është simboli i flamurit ylber, simbol i komunitetit LGBT, të cilët e mbajnë pothuajse të gjithë konkurrentët që performojnë, duke filluar që nga shqiptari Meta.

Ai e ka vendosur ylberin me ngjyra në këmbën e tij të majtë. Drejtori i orkestrës, Beppe Vessicchio po ashtu ka vendosur papionin ylber. Diva Patty Pravo performoi me byzylyk ylber në festival, në mbështetje të këtij komuniteti. Eros Ramazzotti, Elton John, Irene Fornaciari po ashtu kishte lidhur në formën e shallit flamurin ylber. Enrico Ruggeri, Noemi, Annalisa, Francesca Michielin, Valerio Scanu, bateristi i grupit Bluvertigo dhe shumë këngëtarë të tjerë kishin zgjedhur që të tregonin mbështetjen e tyre ndaj komunitetit LGBT sipas mënyrës së tyre, duke mbajtur simbolin e flamurit ylber gjatë performancës në Sanremo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here