Home Aktualitet Arrestohet ne Tirane i arratisuri nga burgu i Greqise

Arrestohet ne Tirane i arratisuri nga burgu i Greqise

764
0

fatos-sylajArrestohet në Tiranë një tjetër i dënuar shqiptar, i arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se në pranga ka rënë i shumëkërkuari Fatos Sylaj, i cilësuar në Greqi si person që paraqet rrezikshmëri të lartë.

Fatos Sylaj është arratisur më 22 mars 2013 nga burgu grek, së bashku me shtatë shqiptarë të tjerë. Ai konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Marian Kolës, i cili u vra nga policia Greke në përpjekje për të kaluar kufirin pas arratisjes nga burgu.

Sipas autoriteteve greke, Fatos Sylaj është kreu i njërës nga degët e bandës së Marian Kolës, në të cilën bënte pjesë edhe i vrari Flamur Lika. Kjo bandë është përgjegjëse për 30 plaçkitje të armatosura në Korfuz, në Igumenicë dhe zona të tjera të Greqisë Perëndimore.

ARRESTIMI I ILIR KUPËS
Më 25 janar policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat speciale ka vënë në pranga një nga të arratisurit shqiptarë të burgut të Trikalas në Greqi, 27-vjeçarin Ilir Kupa. Atij iu gjetën e iu bllokuan 2 pistoleta, një armë tip Bereta me një krëhër me fishekë dhe një armë tip Glok me dy krëhra me fishekë, të cilat i mbante pa leje. 27 vjeçari Ilir Kupa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet greke si pjesëtar i një organizate kriminale dhe i arratisur nga burgu në Greqi, në Mars 2013.

ARRATISJA NGA BURGU I TRIKALAS
Më 22 mars 2013 Ilir Kupa, së bashku me 7 shqiptarë të tjerë arriti të arratisej nga burgu i Trikalas në Greqi.
Gjatë arratisë së tij ai ishte nën shoqërinë e të arratisurit tjetër Marian Kola, deri të dielën e 21 korrikut 2013, kur Kola u vra në përleshje me policinë, ndërsa Kupa arriti të largohet. Policia greke vazhdoi ndjekjen e tij, deri në 6 gusht 2013 kur njoftoi se 27-vjeçari mund të ketë kaluar kufirin dhe të ketë hyrë në Shqipëri. te arratisurit trikala

te-arratisu

Pas arrestimit të Kupës nga 8 shqiptarët që arritën të arratisen nga burgu i Trikalas, Ermal Lita u arrestua në muajin maj pas grabitjes në supermarket në Greqi.

Admir Murataj dhe Klement Cala, të dyshuar për grabitjen e 1 mln eurove në Bankën e Larisas, mendohet se janë larguar nga Greqia.

Për Fatos Sylaj u tha se ka mundur të shkojë në Kosovë, por ai u kap sot në Tiranë, ndërsa Florent Luli dyshohet se fshihet në Athinë. Ermir Sinani dhe Flamur Sinani u vranë në përleshje me policinë në Koniska, ndërsa Marian Kola u vra nga të shtënat e policëve grekë, gjatë shkëmbimit të zjarrit, pranë fshatit Vrosina të Sulit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here