Home Aktualitet Kuvendi shkarkon me 74 vota pro Ilirjan Muho nga anetar te KQZ-se

Kuvendi shkarkon me 74 vota pro Ilirjan Muho nga anetar te KQZ-se

523
0

kuvendiMe 74 vota pro Kuvendi vendosi shkarkimin e Ilirjan Muhos nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli iu bashkuan maxhorancës.
Pak minuta me vone me 73 vota pro, Kuvendi miratoi gjithashtu zevendesimin e Muhos me kandidatin e porpozuar nga Partia Republikane, Klement Zguri.
Minutat e fundit te seances se dites se sotme jane shoqeruar me tension ne salle. Tensioni erdhi ne momentin qe Parlamenti po behej gati per te votuar shkarkimin e anetarit te KQZ-se, Ilirjan Muho. Opozita braktisi seancen me pretendimin se nuk mund te behej pjese e ketij skandali.
Zëvendësimi i anëtarit të KQZ, akuza PD-PS në Kuvend
Perpjekje te Berishes per te mbajtur nen kontroll KQZ e ka quajtur opozita ne Kuvend, kerkesen e PD per zevendesimin e anetarit te LSI ne KQZ, Ilirjan Muho.
Nderkohe qe maxhoranca ka theksuar se kjo eshte e ligjshme dhe domosdoshmeri per balancimin e KQZ-se.
Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ka akuzuar Berishen se do te zbatoje pike per pike skemen qe zbatoi me zgjedhjet ne Tirane. “Ai nuk pyet as per keshillat e Brukselit e as te Washingtonit”– tha ai.
Ai e ka quajtur jo vetem te paligjshem e antikushtetues nje veprim te tille, por edhe plot absurditete. “Eshte absurditet, qëllimi është të paralizohet KQZ. Berisha ka përbetuar veten se KQZ është e pavarur, sot po del qartë qëllimi i tij për të kontrolluar cdo institucion, ai nuk bën dot zgjedhje pa pasur kontroll total të KQZ”- tha Gjiknuri.
Deputeti Namik Dokle ka theksuar ne fjalen e tij se “Problemi i Shqipërisë janë korbat e zinj që u janë sulur institucioneve të pavarura”.
Ai ka bere apel te mos lejohet të shkelet pavarësia e institucioneve. “Problemi i PD është gjithmonë se si të vjedhë votat,” tha Dokle.
Paloka: Rama s’e mund dot Berishën, do pushtet ne tavoline
Pas diskutimeve te para te socialisteve, ka reaguar demokrati Edi Paloka. Sipas tij, synimi i Rames eshte te marre pushtet ne tavoline, nderkohe qe fitoren e vendosin shqiptaret dhe ate do e marre sipas tij prape PD.
“Rama nuk i fiton zgjedhjet, le t’i mbledhë të gjitha paritë e te beje koalicione, e di se e mund Berisha. Për këtë arsye ëndrra e tij është të marrë pushtet në tavolinë, i erdhi rasti tani të ketë kontrollin e plotë të komisioneve”- tha Paloka.
Ahmetaj: Berisha, fobi nga vota e lire
Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj ka akuzuar kreun e qeverise per fobi nga vota e lire dhe zgjedhjet e lira.
“Çdokush në Shqipëri e ka të qartë që ajo që po ndodh me KQZ-së është shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë. Sali Berisha me veprimin e sotëm i tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, me të cilët sot është gjithashtu në konflikt, i tregon se KQZ do ndjekë një komandë politike’- tha ai.
Sipas tij, Berisha ka fobi nga vota e lirë, ka fobi nga zgjedhjet e lira dhe nuk mund te veproje ndryshe nga ajo qe ka bere ne 22 vjet, kur i ka grabitur dhe cenuar zgjedhjet.
“Ky njeri sot është i pajustifikuar dhe në vakt tregon se është antishqiptar. Ajo që Berisha po bën me KQZ kërkon të zgjasë agoninë e vetes dhe agoninë e shqiptarëve. Gjë që ne nuk do ta lejojmë. Në 23 qershor ju dorëzoni pushtetin në duart e shqiptarëve.”- tha ai.
Sipas deputetit Arben Malaj sot po ndodh 100 % e kundërta e asaj që presin e thonë shqiptarët.
“Shqiptaret duan më pak vuajtje e papunësi e pak varfëri, kur ndërkohë vlon korrupsioni dhe kapja e shtetit. Testi i parë janë zgjedhjet e ndershme dhe të lira, vendi ka ngecur në vend, kriza politike dhe sociale mund ta dëmtojë dhe me shumë”, tha Malaj.
Kuvendi i Shqiperise ka nisur seancen e sotme plenare me relacionin e Komisionit te Ligjeve per lirimin nga detyra ne KQZ te anetarit te LSI, Ilirjan Muho.
Relaiconin e ka lexuar deputeti i PD-se, Edi Paloka. Sipas tij kandidaturat e propozuara per zevendesimin e Muhos ne KQZ plotesojne kritetet e nevojshme te percaktuara me ligj.
Paloka ka sqaruar objektin e kerkeses se PD, per lirimin e Muhos nga detyra qe mbante, qe synon barazpeshimin ne KQZ.
Ai theksoi se PD kerkon lirimin nga detyra te Muhos dhe vijimin e punes normale ne KQZ.
ANËTARI I KQZ
Një ditë përpara seancës, deputetët demokratë nuk flasin me siguri nëse do të ketë votim në seancën e sotme. E vetmja gjë e sigurt është se i gjithë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është porositur për të përgatitur fjalim lidhur me ligjshmërinë e kërkesës së bërë nga kreu i Grupit, Astrit Patozi, për shkarkimin e anëtarit të LSI-së dhe balancimin e KQZ-së.
Ky vendim i Grupit demokrat vjen në një moment kur në seancën e kaluar të gjithë deputetët e PS-së kishin përgatitur fjalimet e tyre për mbrojtjen e komisionerit të LSI-së në institucionin që do të administrojë procesin zgjedhor. Megjithatë, pavarësisht faktit se rreth 120 deputetë janë gati të diskutojnë sot në një seancë maratonë, nga të dyja kampet flitet me hezitim për momentin e votimit. Deputetët deklarojnë se gjithçka do të mësohet vetëm pak minuta përpara nisjes së seancës. Nëse vendimi për zëvendësimin e komisionerit të LSI-së do të jetë në rendin e ditës, kjo do të thotë se nuk ka marrëveshje mes palëve nga njëra anë dhe se demokratët i kanë siguruar 71 votat e nevojshme nga ana tjetër. Në të kundërt, nëse vendimi do të tërhiqet sërish nga seanca, kjo nënkupton vazhdimin e negociatave për gjetjen e një zgjidhjeje.
VOTAT NË KUVEND
Paralelisht me negociatat duket se po vazhdon edhe kalkulimi i votave në Parlament. Ndryshimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkon minimumi 71 vota, çka do të thotë se demokratët duhet të kërkojnë vota përtej koalicionit të tyre për të arritur këtë shifër.
Aktualisht, Partia Demokratike ka 66 deputetë në Kuvend dhe kjo shifër shkon në 69 po të llogariten edhe votat e dy deputetëve të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe një votë e Partisë Republikane. Këto janë votat 100 për qind të sigurta të koalicionit të djathtë. Në të njëjtën kohë, vota të mundshme për t’iu bashkuar alternativës së shkarkimit të anëtarit të LSIsë mund të konsiderohen edhe ato të dy ish-deputetëve të PS-së, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, të cilët janë shprehur se mbështesin PDnë në këtë nismë.
Të pavendosur janë dy deputetët e tjerë të pavarur, Kastriot Islami dhe Dritan Prifti. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka 61 deputetë, të cilët nëse do të ketë votim në seancën e sotme, do të jenë të gjithë të pranishëm. Këtyre votave u shtohen edhe katër të LSI-së, e cila është më e prekura e këtij votimi, por edhe vota e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në të njëjtin krah pritet të rreshtohet edhe deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here