Home Aktualitet Turqi, lirohet Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Turqi, lirohet Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

592
0

Ende e pakonfirmuar zyrtarisht mësohet se Izet Haxhia ish-truproje i Sali Berishes, i dënuar për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari ,është liruar sot nga burgu në Turqi. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga familjarët e tij, ndërsa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga shteti shqiptar. Gjykata Supreme e Turqisë ka dhënë vendimin për ta lënë të lirë, ndërsa drejtësia shqiptare ka kërkuar ekstradimin e tij. Haxhia gjithashtu ka kërkuar azil në Turqi por edhe kjo kërkesë e tij nuk është marrë parasysh nga autoritet turke.

Izet Haxhia ëhstë arrestuar në Turqi më 3 Qershor të vitit 2006, ndërsa është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit me 25 vjet heqje lirie. Ndërkaq për të drejtësia shqiptare kishte lëshur më parë një urdhër arresti ndërkombëtar

Previous articleKuqezinjtë synojnë që të vazhdojnë me rezultatet pozitive
Next articleKonventa e LSI-së Meta: Në Tiranë do arrijme rezultat spektakolar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here