Në fjalën e tij gjatë Konventës së Partisë Socialiste për Integrim në Tiranë, kreu i kësaj partie Ilir Meta deklaroi se foca që ai drejton do të arrijë rezultate spktakolare, sic i quajti ai, në Tiranë, aty ku kandidon Shezai Rrokaj, pasi kryeqyteti tha Meta, është i të rinjve dhe njerëzve të thjeshtë që duan integrimin. “LSI është forca politike me më shumë të ardhme. Ne treguam se forca e LSI janë anëtarët e thjeshtë të saj, janë rinia e saj, intelektualët si Shezai Rokaj. Kjo forcë do të arrijë rezultate spektakolare me kandidatin Rrokaj. Tirana do të jetë e të rinjve shqiptarë”,- theksoi Meta.
Duke folur për koalicionin me PD, Meta u shpreh se ai do të vazhdojë pasi është pjesë e një marrëveshje për integrimin e qytetarëve shqiptarë. “Ne jemi në koalicion me PD për shkak të marrëveshjes për integrimin. Do ti qendrojmë kësaj marrëveshje sepse interesat e vendit janë më të rëndësishmen për LSI”,- theksoi ai.
Meta ndër të tjera e vuri theksin tek puna 1 vjecare e forcës që drejton, duke u shprehur se liberalizimi i vizave për shqiptarët do jetë realitet brenda këtij viti, cka përbën edhe një nga premtimet e kësaj force të integrimit. “Ky është takimi i parë me gjitha anëtarët e LSI-së së kryeqytetit, dua t’ju kërkoj ndjesë për mungesën time 1-vjecare, sepse se di që shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë në prezencën tonë në qeveri, por unë jam krenar dhe besoj se edhe ju të gjithë, pasi gjatë këtij viti ne kemi arritur të përmbushim me qindra kushte nga udhërrëfyesi i KE me qëllim që qytetarët të udhëtojnë të lirë në hapsirën shengen dhe mbajmë premtimin që shqiptarët të lëvizin të lirë brena këtij viti”,- theksoi Meta.
Sipas Metës heqja e vizave është një stacion më afër BE “Ne e dimë shumë mirë që heqja e vizave është vetëm një stacion më pranë BE. Duam që shqiptarët të arrijnë standartet europiane si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Duam angazhimin e të gjithë anëtarëve të LSI-së.
Duke deklaruar se forca që ai drejton, do ketë në vemendje sfidën ndaj varfërisë, Meta u shpreh se “mrekullitë nuk ndodhin brenda një dite, as brenda një viti, por mrekullia bëhet cdo ditë me angazhimin e të gjithëve. Ne nuk jemi forcë që vegjeton në pushtet, ne jemi një forcë për integrimin e Shqipërisë. Varfëria ende problem serioz, por ne jemi të vendosur për të shuar varfërinë, me reformat ekonomike dhe do tia arrijmë qëllimit”,- tha ndër të tjera kreu i LSI..