Home Aktualitet Historia e Sacra Corona Unita dhe lidhjet me mafian shqiptare

Historia e Sacra Corona Unita dhe lidhjet me mafian shqiptare

784
0

Duke marrë shkas nga arrestimi i njërit nga themeluesit e e organizatës mafioze Sacra Corona Unita, në Vlorë, Albino Prudentinos, “Tirana Observer” boton sot historinë e kësaj e organizate, pasi emri i saj tashmë është bërë shumë i famshëm në Shqipëri.
Themelimi
Sacra Corona Unitta është themeluar në vitin 1981. Organizata kriminale vepron në Puglia dhe në rrethinat e saj. Kjo organizatë është themeluar nga Giuseppe Rogoli në burgun e Barit në natën Krishtlindjeve të vitit 1981. Rangoli ka qene anëtar i organizatës tjetër kriminale, Ndrageta, dhe i kërkon leje kapos të bandës së tij për të formuar një tjetër organizatë.
Organizimi
Sacra Corona Unitta përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtare kryesisht në provincën e Brindizit, Lecces dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies për sa i përket territorit dhe aferave por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarwsh.
Simbolet
Sipas informatorit Cosimo Capodieci simbolet e kësaj organizate mafioze janë Sacra kjo për shkak të faktit që kur betohet një anëtar i ri i kësaj organizate ai duhet të bëjë një betim të shenjtë ashtu si bëhet një betim fetar. Corona sepse ajo i ngjan një kurore qe do të thotë rruzare dhe që përdoret zakonisht në kishë në mënyrë që të kryejnë funksionet e Jezu Krishtit dhe kryqit
Unita sepse ajo ishte e nevojshme te jete e lidhur me njeri-tjetrin mes anëtarëve të saj kjo e ngjashme me unazat e një zinxhir.
Bashkëpunimi
Corona Unita Sacra mban lidhje me organizata të tjera kriminale siç janë Ndrangheta, Kamorra dhe Cosa Nostra. Aktiviteti i saj kriminal është ai per trafik ndërkombëtar droge prostitucion si dhe pastrim parash.
Lidhja me shqiptarët
Një numër i madh anëtarësh të kësaj organizate janë arrestuar në Itali dhe në shtete të tjera madje disa prej tyre janë prangosur në Shqipëri. Në Durrës në vitin 1998 është arrestuar Guzzepe Muolo ku madje ky i fundit i ka ofruar 1 milionë dollarë drejtuesve shqiptarë të operacionit i cili realizoi prangosjen e tij. Më pas Muolo u ekstradua për ëe Itali. Ndërkohë së fundi u arrestuar në Vlore nga një bashkëpunim i policisë shqiptare dhe asaj italiane edhe Albino Prudentin, një nga themeluesit e kësaj organizate mafioze. Arrestim ky që është kthyer edhe në betejë politike mes mazhorancës dhe opozitës. Ku kjo e fundit akuzon eksponentë të mazhorancës si të lidhur me këtë organizatë mafioze.

Detaje për Sacra Corona Unita

Sacra Corona Unita lindi si organizatë mafioze e frymëzuar nga modeli i “Ndrangheda” kalabreze, ku në thelb të së cilës qëndron familja dhe lidhja e gjakut është e padiskutueshme. Qendra e saj është Pulia.

Pozicioni
Sacra Corona Unita njihet si mafia e katërt në Itali dhe aktivitetet e saj janë, trafiku i drogës dhe i armëve, prostitucioni, shantazhi, mashtrimi dhe kontrabanda e cigareve. Në fillim të viteve ’90 me mbërritjen e emigrantëve të parë në Itali ishin të shumta lidhjet e saj me grupet kriminale shqiptare, që importonin në Itali sasi të mëdha droge, si heroinë dhe hashash.

Të penduarit
Si për çdo organizatë tjetër mafioze, edhe për Sacra Corona Unita armiqtë kryesorë mbeten të penduarit. Në vitin 1991 u zhvillua një gjyq ndaj një grupi të penduarish ndaj të cilëve u dhanë dënime mjaft të rënda.

Klanet
Sacra Corona Unita është e ndarë në 47 klane autonome, por të 1561 anëtarët e saj duhet të respektojnë interesin e përbashkët. Mafia pulieze nuk ka patur një lidhje të fortë me territorin dhe kjo e bën atë shumë herë më të dobët se Cosa Nostra, Ndrangheda apo Camorra. Sipas të dhënave Sacra Corona Unita fiton rreth 2 miliard euro nga aktivitetet e saj.

Themelimi
Sacra Corona Unita u formua nga Xhuzepe Rogoli në burgun e Tranit natën e Krishtlindjeve së vitit 1981. Ai ishte anëtar i Ndrangheda dhe i kërkoi kreut të saj të krijojë një organizatë të re.

Organizimi
Sacra Corona Unitta përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtare kryesisht në provincën e Brindizit Lecces dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies për sa i përket territorit dhe aferave por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmentw shqiptarësh.

Simbolet
Sipas informatorit Cosimo Capodieci simbolet e kësaj organizate mafioze janë Sacra kjo për shkak të faktit që kur betohet një anëtar i ri i kësaj organizate ai duhet të bëjë një betim të shenjtë ashtu si bëhet një betim fetar.Corona sepse ajo i ngjan një kurore qe do të thotë rruzare dhe që përdoret zakonisht në kishë në mënyrë që teëkryejnë funksionet e Jezu Krishtit dhe kryqit
Unita sepse ajo ishte e nevojshme te jete e lidhur me njeri-tjetrin mes anëtarëve të saj kjo e ngjashme me unazat e një zinxhir.

Tre organizatat e tjera mafioze më të famshme në Itali

“COSA NOSTRA”
Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili. Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.

“CAMORRA”
Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Fusha kryesore e veprimtarisë së saj është trafiku i drogës, falsifikimet, vënia e gjobave, trafiku i armëve, prostitucioni, rrëmbimet, etj. Shefat historikë të “Camorra”-s kanë qenë Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.

“NDRANGETA”
Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje të ashtuquajtura të mëdha, në gusht të vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe më pas ish-presidentin e hekurudhave të Italisë, Ludoviko Ligato, si dhe cilësohet me karakter të dukshëm antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s është konsideruar De Stefano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here