TIRANE – Një kryetar i shoqatës së jetimeve është kapur nga kamerat e emisionit Fiks-Fare, teksa kërkon marrëdhënie seksuale me një adoleshent 17-vjeçar. Maksim Liço, që koordinon punën e shoqatës “Jetimet në fokus” kërkonte favore seksuale nga jetimët në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin. Viktimë e prirjeve të tij seksuale ka rënë dhe një jetim seksual, të cilit shtetasi Maksim Liço, i kishte kërkuar të kryente marëdhënie seksuale.
Nisur nga kjo situatë, adoleshenti i është drejtuar zyrave të emisionit Fiks-Fare, duke kërkuar ndihmë. Fill pas kësaj gjithçka është monitoruar Maksim Liço, i cili më pas nga përgjimet e kryera del qartë që kërkon të kryejë marëdhënie seksuale me të riun.
Pritet që pas pamjeve filmike, policia e Tiranës të kryejë dhe arrestimin e Maksim Liços. Ky i fundit prej disa kohësh kishte hapur shoqatën e “Jetimëve në fokus” duke thithur nga fondacione të ndryshme shuma të konsiderueshme lekësh, ku në fakt destinancioni i tyre nuk ka qënë ai për të cilën ishte ngritur shoqata.