Home Aktualitet Rama, rritja e akcizes do te permisoje uljen e konsumit te duhanit

Rama, rritja e akcizes do te permisoje uljen e konsumit te duhanit

584
0

Cigarette_Ashtray_12047448-620x340Ligji anti-duhan hyri në fuqi në ditët e fundit të muajit gusht me ndryshimet e pësuara, ku janë ashpërsuar ndëshkimet për subjektet që e shkelin atë.

Të dhënat e grumbulluara nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor flasin se përgjithësisht ligji po zbatohet në shkallë republike, ndërkohë që së fundmi raportohet edhe ulje e konsumit të cigares.

Ulja është përshëndetur edhe nga Kryeministri Rama i cili deklaroi në rrjetet sociale se këto të dhëna do të përmirësohen pas rritjes së mëtejshme të akcizës, por edhe vazhdimit të zbatimit me përpikmëri të ligjit anti-duhan.

“Ulja e shifrave të konsumit të duhanit është një tregues inkurajues që do ta përmirësojmë akoma përmes rritjes më tej të akcizës së cigareve. Edhe zbatimi rigoroz i Ligjit Anti-duhan është pjesë e kësaj beteje të programuar për uljen afatgjatë të sëmundshmërisë nga konsumi i cigares”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here