Home Kosova Marrëveshje me Serbinë, prefiksi telefonik i Kosovës + 383

Marrëveshje me Serbinë, prefiksi telefonik i Kosovës + 383

860
0

prefiksi-kosovesSerbia ka pranuar marrëveshjen me Kosovës për çështjen e telekomunikacionit. Sot ishte dita e fundit kur Serbia duhej t’i kthente përgjigje Bashkimit Evropian nëse do ta pranonte marrëveshjen apo jo.

Pika më e diskutueshme ka qenë Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës. Sipas mediave kosovare, Kosova do ta ketë kodin +383 dhe nuk do të aplikojë vetë, mirëpo nëpërmes Austrisë apo Suedisë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e delegacionit kosovar në këto bisedime, ka thënë dje se draft/marrëveshja e fundit e propozuar nga BE-ja ishte e pranueshme për Kosovën, por se Serbia ishte ajo që pati mospajtime.

Takimi i radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq varej kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here