Home Aktualitet Akademia e Policise, ja emrat qe do te testohen

Akademia e Policise, ja emrat qe do te testohen

726
0

akademia-policise1Policia e Shtetit ka publikuar emrat e kandidatëve që do të testohen për Akademinë e Policisë. Do të jenë 5 mijë aplikantë të cilët duke filluar nga data 15-17 mars do të zhvillojnë testimin me shkrim. “Faza e parë e konkurrimit për Shkollën Bazë të Policisë, testimi me shkrim, do të zhvillohet tek Pallati i Kongreseve në datat: 15 Mars, 16 Mars dhe 17 Mars 2016, sipas numrave kodik. Aplikantët, duke filluar nga data 09.03.2016 të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, ku kanë aplikuar, me qëllim tërheqjen e numrit kodik, që ju duhet për t’u pranuar në konkurrimin me shkrim’, – thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Pesha specifike e secilit testim, në raport me rezultatin e përgjithshëm, është: Testimi me shkrim zë 70%. Testimi i aftësive fizike zë 20%. Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit zë 5%. Testimi psikologjik zë 5%.
Aplikantët s’kualifikohen në rastet e mëposhtme.

Nuk kalon testin me shkrim nëse nuk merr 70 % të pikëve të këtij testimi. Nuk kalon testin fizik nëse nuk merr 60 % të pikëve të këtij testimi. Nuk kalon intervistën me gojë nëse nuk merr 70 % të pikëve të këtij testimi. Nuk kalon testin psikologjik nëse nuk merr 70 % të pikëve të këtij testimi. Testimi i aftësive fizike, që do zhvillohet pas daljes së rezultateve të testimit me shkrim.

akademia-policise

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here