Home Politike Meta: Parlamenti i ri mblidhet ditën e shtunë!

Meta: Parlamenti i ri mblidhet ditën e shtunë!

1000
0

Presidenti Ilir Meta caktoi datën 9 shtator si seancën e parë të parlamentit të ri. Në kalendar, data 9 shtator korrespondon me ditën e shtunë. Në parlamentin e ri Partia Socialiste do të mund ta votojë qeverinë e vetme me 74 deputetë, PD 43, LSI 19 dhe PDIU 3 deputetë.

D E K R E T

PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË

            Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10599

Tiranë, më 29.08.2017                                                      

                                                                        PRESIDENTI I REPUBLIKËS

 

                                                                                         ILIR META

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here