Home Politike Jeremiq: Kosova ka prapa superfuqitë

Jeremiq: Kosova ka prapa superfuqitë

209
0

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se “ditë të vështira janë para nesh në luftën për Kosovën”.

“Megjithëse kemi ditë të vështira përpara, në luftën për Kosovën, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tërhiqemi”, tha zoti Jeremiq, në margjina të një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) në Lima të Perusë.

Më tutje, ai theksoi se “po ballafaqohemi me presion të fuqishëm për njohje të reja të Kosovës” dhe shtoi se “ne nuk kemi superfuqi prapa nesh, sikur e ka Prishtina”.

Jeremiq u shpreh se Serbia, megjithatë, do të vazhdoj me mjete paqësore, politike dhe diploamtike, për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Previous articleAudi A4 me version sportiv?
Next articleFIFA prezanton 30 arbitrat e Botërorit 2010

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here